Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Bekimit të Ujit dhe simbolet e pagëzimit

Uji i bekuar i Theofanisë mbahet gjatë gjithë vitit dhe përdoret kur kemi nevojë për mbështetje shpirtërore

Çdo vit, në prag të Theofanisë (më 5 dhe 6 janar), në të gjitha kishat dhe manastiret aktive të Kishës Ortodokse Bullgare, zhvillohet rituali i “Bekimit të Ujit”. Sakramenti, nëpërmjet të cilit lutemi për bekimin e Zotit mbi ujin dhe pastrimi dhe shenjtërimi i atyre që e marrin atë, kujton pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan, i njohur gjithashtu si Jordanovden (Dita e Jordanit).


Pasuesit e parë të Krishtit i kanë pagëzuar anëtarët e rinj të Kishës natën e Pashkëve, sepse në thelbin e vet "pagëzimi" është pjesëmarrja misterioze e njeriut në vdekjen dhe Ringjalljen e Jezu Krishtit. Nëpërmjet "ngjashmërisë" së vdekjes - në vaskën e pagëzimit, i pagëzuari bashkohet me Zotin e Ngjallur, i Cili me vdekjen e Tij e mposht vdekjen. Nëpërmjet Frymës së Shenjtë, i cili e shenjtëron sakramentin, Zoti i fajëson mëkatet e besimtarit dhe u jep atij fuqi për të mposhtur çdo të keqe. Në këtë mënyrë, fuqia pastruese e ujit, e cila simbolikisht i lan mëkatet, përgatit shpirtin për bashkim me Zotin, nëpërmjet sakramentit të "pagëzimit".

"Në Kishën e lashtë, gjatë shekujve të parë, të krishterët janë pagëzuar vetëm disa ditë në vit, dhe jo siç është tani - çdo ditë - thotë At Bozhidar Marinov nga tempulli i kryeqytetit "Lartësia e Kryqit të Shenjtë të Zotit". – Këto ditë kanë qenë Pashka, Rrëshajat dhe Theofania. Në fakt, në ditën para Pagëzimit të Zotit mijëra besimtarë janë përgatitur për t’u pagëzuar. I kanë pagëzuar më 5 janar dhe që nga ajo kohë ka mbetur zakoni i Bekimit të Ujit, në kujtim të këtyre pagëzimeve. Në datën 6 janar uji përsëri bekohet. I ashtuquajturi “ujë i bekuar” ruhet gjatë gjithë vitit dhe përdoret kur kemi nevojë për mbështetje shpirtërore. Shën Joan Gojarti e quan “kungimin e dytë”, sepse nuk mund të pihet rastësisht, por me përgatitjen dhe nderimin e nevojshëm. Ne duhet ta marrim atë me stomakun bosh në mënyrë që të marrim Dhuratat e Shenjta të Shpirtit me të cilat ai është shenjtëruar".

At Bozhidar Marinov

Që nga atëherë, ka mbetur rregulli që këtë dite (5.01) të ketë një agjërim të rreptë, përveç nëse bie të shtunën ose të dielën.Ky agjërim njëditor përfundon dhjetëditëshin, nga Lindja e Krishtit deri në Vodici. Gjatë kësaj periudhe dhjetëdiore sipas Kishës nuk duhet të agjërohet për të kremtuar Lindjen e Shpëtimtarit.Nuk ka agjërim edhe në vetë Theofaninë, sepse është një festë e madhe e Zotit. Në të dy ditët – Vodici dhe Theofania, shërbesa është solemne, dhe shenjtërimi i ujit bëhet pas përfundimit të liturgjisë.


Sipas Testamentit të Ri, kur Jezu Krishti shkoi te Gjon Pagëzori dhe u zhyt në ujërat e lumit Jordan, ai shenjtëroi të gjithë natyrën ujore, duke shenjtëruar lumin.Prandaj, në vetë festën, si dhe në vigjilje të saj, konsiderohet se uji në të gjithë rezervuarët është i shenjtëruar, nëpërmjet Bekimit të Madh të Ujit.

“Por më e rëndësishmja në këtë Pagëzim është se në këtë moment shfaqet edhe vetë Zoti – thekson At Bozhidar.- Zëri i tij kumbon me fjalët: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin është bekimi im.” Në këtë moment ne shohim përmbushjen e premtimit që Zoti i bëri njeriut se do t'i dërgonte një Shpëtimtar.Me lindjen e vet, Krishti erdhi në tokë, por disi në mënyrë të padukshme.E panë barinjtë, po ashtu edhe dijetarët dhe disa njerëz të tjerë.Dhe tani ai i shfaqet gjithë shoqërisë dhe fillon shërbesën e Tij publike.Nga njëra anë, Zoti na është zbuluar, por sekreti i Tij nuk mund të zbulohet sepse Zoti është i panjohur në thelbin e Vet.Nga ana tjetër, bëhet edhe më e vështirë për t'u perceptuar, sepse njeriu i Dhiatës së Vjetër nuk është i përgatitur të shohë Zotin, por Ai vetë tregon Birin e Tij dhe ne duhet ta njohim atë si Zot.Ky është në fakt Misteri i Madh që i paraqitet njeriut për të jetuar me të dhe me këtë jetë që i ka dhënë Zoti.

Në këtë mënyrë, nëpërmjet Theofanisë, vendoset fillimi i jetës së re të ndjekësve të Krishtit, të cilët janë thirrur të ndjekin gjurmët e Shpëtimtarit të tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, Darina Grigorova, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD