Sot, më 6 janar, herët në mëngjes, qytetarët e Kalloferit me kostume popullore, të udhëhequr nga kryebashkiaku Rumen Stojanov me flamurin kombëtar në dorë, hynë në ujërat e ftohta të lumit Tunxha për të respektuar traditën e Theofanisë dhe vallëzimin e akullit. Më parë trimat i bekoi At Dimitri nga kisha “Shën Kryeengjëlli” dhe kortezhi me daulle dhe këngë u nis për në Urën Çerkovski të lumit. U mbajt edhe rituali i hedhjes dhe nxjerrjes së Kryqit të Zotit nga ujërat. Ndryshe nga vitet e tjera, moti në Kallofer sot është i butë dhe e ashtuquajtura “valle e akullt” u krye në temperatura shumë më të favorshme.
Më 6 janar Kisha Ortodokse kremton një nga festat e saj më të mëdha - Theofaninë - me shërbesa solemne. Festohet pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, ku Zoti zbulon natyrën e tij trinike.Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të..