"Bullgaria Demokratike" është e gatshme të marrë përgjegjësinë dhe të emërojë një qeveri për të zgjidhur 5 detyra kombëtare. Ajo do të jetë teknike dhe nuk do të zgjidhë përçarjet politike, por do të vendosë në vend të parë interesin kombëtar, njoftoi për bTV, bashkëkryetari i koalicionit Hristo Ivanov.
Detyrat kombëtare do të përmbushin ëndrrën për një Bullgari evropiane: hyrja në Shengen dhe eurozonë, zbatimi i reformës në drejtësi, zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe modernizimi i ushtrisë. Qeveria teknike me mandatin e tretë do të përbëhet prej njerëzish të cilëve mund t'u besohet politikisht dhe të cilët mund ta kryejnë punën, sepse shkuarja në zgjedhje të parakohshme vë në dyshim zgjidhjen e pesë detyrave në fjalë, tha Ivanov.
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..