Etiketa e mjaltit duhet të tregojë vendin në të cilin është nxjerrë produkti, thuhet në një kërkesë të re të një urdhërese të Këshillit të Ministrave. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit dhe e të drejtave të konsumatorëve, si dhe lehtësimi i aksesit në produkte me cilësi të lartë. Dokumenti përcakton gjithashtu karakteristikat e mjaltit - ai nuk mund të përmbajë aditivë ushqimorë.
Bletarët e mirëpresin masën e origjinës, por i bëjnë thirrje Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore të forcojë kontrollin, pasi mjalti i lirë dhe me cilësi të ulët shpesh importohet nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, i cili ripaketohet dhe shitet si bullgar. Në të njëjtën kohë, “Bletarët e lirë bullgarë” – organizata më e madhe në këtë degë me struktura në 18 komuna, bëri të ditur se problemet në sektor janë të mëdha. Duhen ndryshime urgjente nga specialistë kompetentë për të ndërhyrë dhe për të menaxhuar në mënyrë adekuate, paralajmërojnë prodhuesit e mjaltit.
Bletarët nxjerrin në pah një kërcënim serioz ekologjik me pasoja afatgjata, siç është leja e përkohshme për përdorimin e pesticideve neonikotinoide në Bullgarinë Veriore. “Në këtë rast bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin jo vetëm të bletëve, por edhe të njerëzve. Dhe ne si organizatë bletari dalim të mbrojmë si interesat e bletarëve bullgarë ashtu edhe të qytetarëve bullgarë”, thotë Jasen Janev, kryetar i organizatës së bletarëve. Sipas tij, arsyeja e përjashtimit të lejuar me pesticidet e ndaluara është paaftësia e prodhuesve të drithërave për t’u marrë me hundëgjatëve të misrit dhe lulediellit.
“Farat e trajtuara me pesticide të tilla bien në tokë - shpjegon bletari. - Qëndrueshmëria e pesticideve është të paktën 19 vjet dhe ne mund t’i marrim përmes ujit, ushqimit, ajrit. Në të njëjtën kohë, ato janë të tretshme në ujë gjatë gjithë gjatësisë së bimës. Dhe kur bletët marrin nektarin nga luledielli ose polenin nga misri, ato ngordhin.”
Një problem tjetër që raportojnë bletarët është çmimi jashtëzakonisht i ulët i blerjes së mjaltit, ndonëse përdoruesit përfundimtarë blejnë një kilogram të eliksirit të bletës për 12-15 leva.
“Për momentin po bëhen manipulime të mëdha për këtë çmim – thekson Jasen Janev. - Fjala është për çmimin e blerjes së mjaltit 4.50-4.80 leva për shkak të spekulatorëve që abuzojnë me punën e bletarëve. Prandaj, përmes një letre drejtuar presidentit, po i drejtohemi institucioneve përkatëse – Ministrisë së Ekonomisë, Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, me pyetjen se a ka kartel në vendin tonë. Përgjigjet e marra do t’i paraqesim në Komisionin Evropian për Bujqësi dhe në Prokurorinë Evropiane, pasi kjo që po ndodh është krim kundër popullit bullgar. Është e pashpjegueshme pse ne kemi çmimin më të ulët të blerjes, duke qenë se nuk është i njëjtë në Rumani, Serbi, Greqi, Turqi, madje edhe në Gjeorgji dhe Azerbajxhan – në anën tjetër të Detit të Zi”.
Në letrën e tyre drejtuar kreut të shtetit, prodhuesit kërkojnë që Ministria e Bujqësisë të ndryshojë urgjentisht Këshillin Konsultativ të Bletarisë dhe në të ardhmen komuniteti akademik të përcaktojë politikën në këtë sektor. Ata gjithashtu duan të marrin informacion për strukturat që kanë thithur miliona leva për të reklamuar mjaltin bullgar. “Nuk është e mundur që disa njerëz të dalin dhe të flasin pa kuptim në media përgjithmonë”, argumentoi Jasen Janev. Dhe i bën një sfidë gazetarëve – kur në “Fletoren e Shtetit” botohet rregullorja e re e Këshillit të Ministrave, të shkojnë së bashku për të kontrolluar për t’u siguruar që edhe atëherë do të ofrohet glukozë në vend të mjaltit të pastër.
Përpilues: Diana Cankova (sias intervistës së Vanja Sllavova nga BNR, Varna)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
2349 shkolla bullgare do të hapin dyert më 15 shtator për ditën e parë shkollore. Gjithsej 702 mijë do të jenë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 12-të, mbi 57 mijë prej tyre do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës. Këtë e bëri të..
Çdo i dyti person që ka marrë nënshtetësinë bullgare me procedurë të thjeshtuar për shkak të meritave speciale ndaj shtetit është sportist. Kështu kuptohet nga përgjigja e ministrit të drejtësisë Atanas Sllavov ndaj një pyetjeje të deputetes..
Ursula von der Leyen u bë gruaja më e fuqishme në Evropë. Ajo udhëhiqte BE-në gjatë pandemisë, stabilizoi lidhjet e lëkundshme me Shtetet e Bashkuara, miratoi një politikë vendimtare në mbështetje të Ukrainës dhe të miliona refugjatëve ukrainas, fitoi..
Si një qytet me më shumë se 8000 vjet histori, Sofja mbetet e paeksploruar. "Koha në Sofje rrjedh sipas rregullave të veta dhe për ta kapur atë me të..
Më shumë se 1/4 e prerjeve në Bullgari është e paligjshme, paralajmëron një raport nga organizata për mbrojtjen e mjedisit Fondi Botëror për Natyrën..
Importet e grurit të Ukrainës kanë tërhequr një vijë të trashë ndarëse midis Brukselit, disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Kievit. Pasi..