Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata e Çekëve dhe Sllovakëve në vendin tonë festoi 130 vjetorin e themelimit të saj

Në shekullin e XIX-të, një koloni e fuqishme çeke dhe sllovake u vendos në Bullgari, e udhëhequr nga ndjenja e unitetit sllav

Shtëpia e tyre çeke në qendër të Sofjes po zgjohet për një jetë të re

4
Përballë Klubit Çekosllovak në Sofje, 1964 Foto: Klubi Çekosllovak „T.G. Masarik“

Organizata e parë e çekëve dhe sllovakëve në Bullgari ka një histori 130-vjeçare. Sipas informacioneve historike, në vitet 80-të shekullit të XIX-të, në Sofje kishte tashmë rreth 100 çekë. Por në atë kohë ata nuk kishin ende një organizatë dhe mbledhjet e tyre bëheshin në fabrikën e birrës së vëllezërve Proshek. Në fund të shekullit çekët dhe sllovakët merrnin pjesë aktive në klubin e ri të kryeqytetit të quajtur "Sllavjanska beseda". Dhe në nëntor të vitit 1892, komuniteti themeloiShoqatën e tij të Leximit dhe Argëtimit "Çek". Filluan të shpërndaheshin revista dhe libraçeke, u krijuan klube muzike, drame dhe kënge dhe u diskutua nevoja për një shkollë çeke në Sofje.


Ndarja e Çekosllovakisë në dy vendenë vitin 1993 nuk e përçau komunitetin vendas në Bullgari. Shoqata vazhdon të funksionojë si një klub i përgjithshëm çekosllovak. Pasardhësi modern i shoqatës "Çek" është klubi çekosllovak "T.G. Masarik". Sot ai numëron 209 anëtarë, shumica prej tyre pasardhës të çekëve dhe sllovakëve të vendosur në Bullgari. Këta janë njerëz me profesione të ndryshme, por të gjithë kanënjë arsim të lartë dhe autoritet në shoqërinë tonë.

Ekspozita „Nga historia e Klubit Çekosllovak në Bullgari“

Në lidhje me 130-vjetorin e themelimit të organizatës së çekëve dhe sllovakëve në Bullgari, në fund të vitit të kaluar u organizua një ekspozitë dokumentare, që përcillte ngjarje të rëndësishme nga historia e klubit. Ajo u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke dhe Institutin e Etnologjisë dhe Folklorit me një muze etnografik në Akademine Bullgare te Shkencave.

“Klubi çekosllovak është praktikisht një nga klubet më të vjetra të çekëve dhe sllovakëve që jetojnë në botë” – pohon kryetari i tij, Inxhinieri Emill Todorov.

“Çekët dhe sllovakët e parë erdhën në Bullgari në shekullin e 19-të, sepse pas Çlirimit, vendi i ri kishte nevojë për personel të kualifikuar të trajnuar në universitetet elitare evropiane. Të udhëhequr nga ndjenja sllave, e cila në atë kohë ishte shumë e zhvilluar, në Bullgari mbërritën shumë shkencëtarë, inxhinierë, etj. Në vendin tonë ata krujian një koloni të fuqishme. Lindi nevoja që ata të shoqëroheshin me njëri-tjetrin, për tëruajtur zakonet e tyre kulturore e traditat. Me këtë rast, në vitin 1892, 10 veta themeluan organizatën "Çek". Pastaj një grup udhëheqësishu mblodhën dhe vendosënse duhet të kenë selinë e tyre. Për këtë qëllim, secili dhuroi fonde sipas mundësive të tij.

Hapja ceremoniale e Shtëpisë Popullore Çekosllovake (25 tetor 1925)

Në vitin 1925 u ble një godinë dhe, pas rindërtimit, hapi dyert e saj e atëhershmja “Shtëpi e Popullit”. Ndërtesa është vepër e një arkitekti austriak dhe deri më sot ajo ka ruajtur pamjen e saj autentike, vetëm kati i tretë është rikonstruktuar, pasi u dëmtua rëndë gjatë bombardimeve të Sofjes. Në katin e parë ka një restorant, ndërsa në katin e dytë aktualisht ka një kinema. Aty ndodhej edhe shkolla deri në vitin 1948. Kishte një klub teatri dhe këndimi. Dhe një fakt interesant është se këtu e ka zanafillën teatri i tretë i kukullave në botë, pas atyre të Çikagos dhe Beogradit.Ishte viti 1943, kur teatri i parë i kukullave në Sofje hapi dyert në Shtëpinë Çeke.

Ndërtesa e Shtëpisë Çeke në Sofje, të cilën banorët e kryeqytetit e njohin si një vend me një restorant të këndshëm dhe shumëllojshmëri birre çeke, u kthye në frymëzim për një grua të re bullgare, e cila së fundmi u kthye nga jashtë. Kjo është Bozhana Kacarova, e cila me kuptimin e plotë të fjalës e transformon sallën e braktisur të festimeve në Shtëpinë Çekosllovake në Sofje:

“Ideja për klubin çek lindi në shtëpinë time pikërisht vitin e kaluar - sapo po kthehesha në shtëpi nga SHBA-ja dhe gjithçka këtu ishte e ngrirë dhe e pakëndshme - na tregon Bozhana. – Më pas pashë se kati i tretë i sallës në rrugën “Krakra” po jepej me qera. E dija që Sofjes i mungonte një klub për interesa të përbashëta, që nuk ishte thjesht një restorant apo bar, por ku njerëzit mund të mblidheshin, të shkëmbenin mendime të përbashkëta, të takonin njerëz të rinj, në një mjedis që të krijonte ndjenjën se nuk ndodhesh në një vend gri. Në nder të klubit çek që na mundësoi sallën, vendosëm të ruajmë emrin e vjetër “Kllubovna”. Ndryshuam vetëm brendësinë, por emri mbeti i njëjtë. Mendoj se nuk kam bërë gabim pasi emri “Kllubovna” rimon me fjalën “Ljubovna”, domethënë lidhet me dashurinë në bullgarisht dhe kjo më pëlqen shumë. Tashmë gjatë festave kemi pasur shumë kërkesa për parti private. Më vete, ne po hapim edhe një klub për trajnimin e DJ-ve. Do të ketë edhe kurse kulinarie, të cilat do të drejtohen nga unë dhe një mjeshtër pasticerie. Sigurisht, çdo ditë njerëzit mund të vijnë dhe të shohin atë që kemi përgatitur, të pinë një pije dhe të shijojnë atmosferën e klubit tonë.”

Shtëpia çeke në rrugën „Krakra“ në Sofje në fillim të shekullit të 20-të

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Klubi Çekosllovak „T.G. Masarik“, Gergana Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD