Para se të filloj të flas, kam filluar të këndoj në moshën dyvjeçare, thotë Bojana Atanasova, nxënëse e Gjimnazit të Katërt Gjuhësor në qytetin Varna, e cila fitoi disa çmime të para në konkursin botëror “Kids Star International”, të mbajtur në Pattaya të Tajlandës. Ajo ka marrë çmime për pozimin në një sesion fotografik, për prezantimin e një veshjeje të mbrëmjes dhe për prezantimin e saj të përgjithshëm.
Bullgarja u shpërblye edhe në një kategori tjetër shumë të rëndësishme - prezantimin e kostumit kombëtar.
Jurisë i ka bërë përshtypje një kostum autentik i Varnës i të ashtuquajturave “llazarki”, me të cilin Bojana zgjodhi të përfaqësonte Bullgarinë. Kostumi është shumë origjinal, me qëndisje të bukura dhe me një aksesor shumë të bukur për kokën. Kështu, falë pjesëmarrëses sonë, për herë të parë në historinë e konkurseve në Azi, një kostum bullgar u rendit ndër tre pjesëmarrësit e parë të shpërblyer. Në Tajlandë, vajza e re nga Varna prezantoi edhe talentin e saj në të kënduar, duke interpretuar një këngë në tre gjuhë - frëngjisht, anglisht dhe bullgarisht.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Rektorët e nëntë universiteteve nga Bullgaria, Shqipëria, Rumania, Serbia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan sot në Universitetin e Veliko Tërnovos një Memorandum për krijimin e një Qendre Universitare Ballkanike, njoftoi..
Uji zë mbi 70 për qind të sipërfaqes së planetit. Dhe megjithëse jetojmë me ndjenjën se ky është një burim i pashtershëm, sipas të dhënave të OKB-së, vetëm 1 milion njerëz në Evropë nuk kanë akses në një burim të sigurt uji. 8 milionë ende nuk kanë..
Dimitër Talev është ndër figurat më bashkuese mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duam që shteti bullgar të hyjë në negociata të drejtpërdrejta me pronarët e shtëpisë së Talevit, për ta blerë dhe për të ruajtur atë, tha në një konferencë për..
80% e popullsisë së pjekur seksualisht në botë tashmë është përballur me virusin e rrezikshëm të papillomës njerëzore (HPV). Këto statistika..
Uji zë mbi 70 për qind të sipërfaqes së planetit. Dhe megjithëse jetojmë me ndjenjën se ky është një burim i pashtershëm, sipas të dhënave të OKB-së,..
Dimitër Talev është ndër figurat më bashkuese mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duam që shteti bullgar të hyjë në negociata të drejtpërdrejta..