Përfaqësues të forcave të ndryshme politike kërkuan qëndrim pan-evropian për rastet e dhunës ndaj bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shkak për këtë pozitë iu bë rasti i sekretarit të rrahur të Qendrës Kulturore Bullgare në Ohër Hristijan Pendikov.
Maqedonia e Veriut ka problem me gjithë BE-në, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Asen Vasilev. Sipas tij, i gjithë komuniteti evropian duhet të mbrojë të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ngjarjet e ditëve të fundit konfirmojnë qëndrimin e BSP-së për të mos e përkrahur Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE, tha Kristian Vigenin nga e majta.
“Duhet të vëmë veton për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, të ngremë çështjen e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të NATO-së, si dhe në BE”, tha kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.
Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe..
Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare të republikës, unë do të jem presidentja e parë femër e Meksikës," u tha mbështetësve të saj..
Reagime të stuhishme në Ballkan pas rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë Reagime të stuhishme në Ballkan shkaktoi rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën 11 korriku u shpall Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të..