Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 88-vjetorin e lindjes. Data lidhet me nënshkrimin, në vitin 1935, të një dekreti me të cilin Mbreti Boris III miratoi Urdhëresën-Ligji për Radion dhe e ktheu transmetimin radiofonik në pronë shtetërore.
Me këtë rast, në një ceremoni solemne mbrëmjen e sotme, u ndanë çmimet e 23-ta “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e medias publike. Radio Bullgaria u prezantua me tre nominime.
Sivjet, me çmimin e madh "Sirak Skitnik" për kontribut në zhvillimin e medias publike u shpërblye Emill Janev, prezantues i emisionit "Tramvaji sipas dëshirës" në programin "Hristo Botev".
Krahas çmimit që mban emrin e drejtorit të parë të BNR, u ndanë edhe çmimet vjetore për radio-gazetari.
Në kategorinë “Transmetim radiofonik, projekt radiofonik, projekt multimedial”, Këshilli i Mediave Publike ia dorëzoi çmimin ekipit të BNR-Burgas.
Çmimi individual për radio-gazetari, prani të jashtëzakonshme para mikrofonit dhe mbrojtje të ideve dhe qëndrimeve që kontribuuan në vendosjen e autoritetit të BNR-së në vitin 2022 e u mor nga ekipi i BNR që transmetonte përmbytjet e mëdha dhe pasojat e tyre në rajonin e Plovdivit: ekipi informativ i Radio Plovdivit, korrespondentja e BNR Kremena Daneva dhe reporterja e programit "Horizont" Evelina Stojanova.
Ju kujtojmë se vitin e kaluar "Radio Bullgaria" ishte fituesi i çmimit të madh "Sirak Skitnik" - për podkastin e përditshëm "Bullgaria sot" në 9 gjuhë.
Në Mbretërinë e Belgjikës në ditën e sotme të zgjedhjeve janë hapur 15 qendra votimi. Numri i tyre mbetet si në dy votimet e mëparshme në 2022. Janë 308 aplikime të dorëzuara paraprakisht për të votuar, është e vështirë të thuhet se sa bullgarë ka..
Bullgarët jashtë vendit - së bashku me bashkatdhetarët e tyre në vendin tonë, janë sërish përballë një zgjedhjeje, nga e cila varet nëse vendi ynë do të punojë për prosperitetin e qytetarëve të tij dhe nëse do të konsolidohet në familjen evropiane..
Zgjedhjet e pesta parlamentare në vendin tonë për dy vitet e fundit filluan tashmë. Deri në fund të ditës së zgjedhjeve (20:00 orë lokale) pritet që deri në kutitë e votimit të dalin maksimumi 2 700 000 qytetarë bullgarë, d.m.th. ndërmjet 40 dhe 46..
Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Bullgari. Një votim që po zhvillohet sërish në sfondin e një lufte..
1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në..
Është sërish 1 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Shakave, dhe me këtë rast Muzeu i Humorit dhe i Satirës në qytetin Gabrovo të Bullgarisë Qendrore hap dyert..