Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditëlindjen e vet, BNR dorëzoi çmimet “Sirak Skitnik” për zhvillimin e medias

Çmimi i madh "Sirak Skitnik" iu dorëzua Emill Janevit nga nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BNR

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 88-vjetorin e lindjes. Data lidhet me nënshkrimin, në vitin 1935, të një dekreti me të cilin Mbreti Boris III miratoi Urdhëresën-Ligji për Radion dhe e ktheu transmetimin radiofonik në pronë shtetërore.

Me këtë rast, në një ceremoni solemne mbrëmjen e sotme, u ndanë çmimet e 23-ta “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e medias publike. Radio Bullgaria u prezantua me tre nominime.

Sivjet, me çmimin e madh "Sirak Skitnik" për kontribut në zhvillimin e medias publike u shpërblye Emill Janev, prezantues i emisionit "Tramvaji sipas dëshirës" në programin "Hristo Botev".

Krahas çmimit që mban emrin e drejtorit të parë të BNR, u ndanë edhe çmimet vjetore për radio-gazetari.

Në kategorinë “Transmetim radiofonik, projekt radiofonik, projekt multimedial”, Këshilli i Mediave Publike ia dorëzoi çmimin ekipit të BNR-Burgas.

Çmimi individual për radio-gazetari, prani të jashtëzakonshme para mikrofonit dhe mbrojtje të ideve dhe qëndrimeve që kontribuuan në vendosjen e autoritetit të BNR-së në vitin 2022 e u mor nga ekipi i BNR që transmetonte përmbytjet e mëdha dhe pasojat e tyre në rajonin e Plovdivit: ekipi informativ i Radio Plovdivit, korrespondentja e BNR Kremena Daneva dhe reporterja e programit "Horizont" Evelina Stojanova.

Ju kujtojmë se vitin e kaluar "Radio Bullgaria" ishte fituesi i çmimit të madh "Sirak Skitnik" - për podkastin e përditshëm "Bullgaria sot" në 9 gjuhë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD

Në Sofje, Plovdiv dhe Varna po zhvillohet një xhiro me biçikletë për të sëmurët me hemofili

700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..

botuar më 24-04-20 7.35.PD