Lufta në Ukrainë po e vë në provë ekonominë botërore dhe ekspertët e OKB-së po parashikojnë për vitin 2023 rritjen më të ngadaltë në dekadën e fundit.
Për Bullgarinë, rritja parashikohet të ngadalësohet nga 3 për qind e pritur në 2022 në 1.5 për qind në 2023. Sipas këtij treguesi, vendi është një nga shtetet që prezantohen më mirë në BE, sepse për të gjithë komunitetin rritja e parashikuar është 0.2 për qind në vitin 2023. Në vitin 2024, rritja e ekonomisë bullgare pritet të përshpejtohet në 3 për qind.
Inflacioni bullgar parashikohet të ngadalësohet nga 14 për qind e pritur në 2022 në 7.5 për qind në 2023 dhe të bjerë në 3.2 për qind në 2024.
Tregu i punës mbetet i qëndrueshëm. Sipas përllogaritjeve të OKB-së, papunësia në 2022 ishte 5.3 për qind dhe do të arrijë në 4.3 për qind në 2023.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..