Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

VJ Alexandër Brajanov, Mançester: Integrimi i Bullgarisë me botën do t'i bëjë të rinjtë të kthehen

Foto: anniefengphotography.com

Çfarë i duhet një njeriu për të qenë i lumtur? Të ketë një aktivitet të preferuar për t'iu përkushtuar; të shikojë se ajo që bën ka kuptim; të jetë i rrethuar nga njerëz me të cilët i puqet mendimi. Pjesa tjetër thjesht mund të rregullohet. Kështu e ka zbuluar lumturinë e tij 26-vjeçari Aleksandër Brajanov nga Sofja, i cili prej shtatë vitesh jeton në Mançester të Britanisë së Madhe. Sasho, siç e thërrasin njerëzit e afërt, është nisur drejt qytetit të “Djajve të Kuq” për të studiuar. Pas përfundimit të arsimit të lartë, ai vendosi të qëndronte. Ai ndjen se pikërisht aty do të gjejë terren të përshtatshëm për zhvillim në fushat që e emocionojnë më shumë, duke sheshuar kufijtë midis punës, hobit dhe kënaqësisë - IT dhe art. Por pse jo në Bullgari, ku sektori i IT është i famshëm për pagat nga më të lakmueshmet në vendin tonë?

“Në fushën e IT-së, sigurisht që nuk mund të them se nuk ka hapësirë ​​për veprim. Thjesht, le të themi, arsyet janë të ngjashme me arsyet pse njerëzit nga Zelanda e Re punojnë në Australi. Standardi është një ide më i lartë dhe kjo lejon një ideje më shumë liri në planin afatgjatë”, shpjegon Sasho.

Për pak më shumë se një vit, ai ka punuar në Mançester si inxhinier i softuerit blockchain për një startup në Zelandën e Re. Është pjesë e një kolektivi që punon për krijimin e një platforme të decentralizuar metaverse-as-a-service. Përveç kësaj, ai performon në mënyrë aktive si VJ në klubin më të madh në Evropë - The Warehouse Project në Mançester, si dhe në festivale të ndryshme muzikore në veri të Anglisë. Së fundmi ai krijon edhe animacione, efekte vizuale për videoklipe të grupeve dhe artistëve elektronikë. Dhe, sigurisht, nuk ndalon së zhvilluari. Me miqtë dhe kolegët shkon në evente dhe konferenca si në Britaninë e Madhe ashtu edhe në vendet e afërta, në mënyrë që të jetë me hapin e kohës.

E pyes se çfarë mendon se duhet të ndryshojë në Bullgari për ta bërë atë vendin ku të rinjtë do të donin të jetonin dhe zhvilloheshin.

"Unë mendoj se integrimi ekonomik me pjesën tjetër të botës, i cili tani, duke përjashtuar sektorin e IT, është me një ritëm shumë më të ngadaltë, si të thuash, dhe kjo në fakt po pengon shumë njerëz që të zhvillohen. Por gjëja tjetër është se jemi në shekullin e 21-të dhe unë mund të jem nga ata njerëz që duan të ndryshojnë vendbanimin. Por kjo, sipas përshtypjeve të mia, është një fenomen ndërkombëtar”, vë në dukje Aleksandri, duke na nxjerrë nga klisheja se të rinjtë largohen nga atdheu vetëm në kërkim të një jete më të mirë. Është mirë që njeriu të provojë gjithçka për të gjetur të vetën. Përveç kësaj, në praktikë teknologjitë ekzistuese të sotme shkurtojnë jashtëzakonisht shumë dhe madje eliminojnë distancat midis vendeve dhe kontinenteve.

Para pandemisë Covid, i riu vinte shpesh në Bullgari për të parë prindërit dhe motrën si dhe miqtë e vet. Dhe tani, pas rënies së kufizimeve, po rinovon traditën. Përveç takimit me të afërmit, ajo që e tërheq këtu është natyra e bukur bullgare, malet tona të mrekullueshme. Prandaj, nuk jam e befasuar që kërkesës sime për ta përshkruar Bullgarinë me një fjalë, Aleksandër Brajanov i përgjigjet pa u menduar: "Diversiteti" dhe shpjegon:

„Unë do të thoja diversitet për sa i përket natyrës. Fakti që ka shumë biodiversitet në një zonë të vogël, është parakusht për një jetë më të qetë”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Gruber dhe jeta e saj kushtuar ilustrimit në Gjermani

Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..

botuar më 24-07-19 7.30.PD
Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD