Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në programet bullgare të Radio Bullgarisë. Prej më shumë se 35 vitesh zëri i tij dëgjohej edhe në programin “Horizont”, çdo ditë pas orës 15:00, me “informacione për nivelin e Danubit në centimetra”.
Irzhi, siç e thërrisnin me mall kolegët, ndër vite ka qenë redaktor, prezantues, përkthyes nga rusishtja dhe spiker filmash. Për më shumë se tre dekada zëri i tij ka qenë pjesë e sinjalit identifikues të transmetimeve të Radio Bullgarisë në gjuhën bullgare. Me saktësi të jashtëzakonshme dhe intonacion të patëmetë, Irzhi njoftonte edhe frekuencat në të cilat mund të dëgjohej Radio Bullgaria në mbarë botën. Kolegët e tij do ta kujtojnë edhe për sensin e madh të humorit, i cili arrinte të na bënte të “buzëqeshnim” edhe në momentet më të ngarkuara.
U prehtë në paqe!
SHBA-ja nuk kanë qëndrim se cilat parti të jenë në pushtet në bullgari. Ne vetëm duam që një qeveri të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të punuar me ne për politikat që na interesojnë, tha për bTV Xhejms Rubin, i dërguari Departamentit të..
Është urgjente ndërtimi i autostradës “Struma” dhe forcimi i rrëshqitjes së dheut në tunelin Zheleznitsa në autostradë, tha për bTV ministri teknik i zhvillimit rajonal dhe punëve publike Ivan Shishkov. Ai ishte i indinjuar që kabineti zyrtar dhe..
Të shtunën para Rrëshajave, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e të krishterëve ortodoksë të ndjerë. Këtë vit, kjo ditë bie më 3 qershor. Ditën e të ndjerëve, kambana bie me zi - me një goditje të matur për të kujtuar të gjallët të respektojnë të..
Seanca plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor njëzëri e miratoi si të pranueshëm propozimin e dytë për lirim të parakohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm..
Të martën do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi malet në Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe aty do të ketë reshje shiu...
Deputeti i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Mirosllav Ivanov i bëri thirrje liderit të GERB-it Bojko Borisov që..