Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për forcimin e kufirit bullgaro-turk, Bullgaria mund të shpresojë te mbështetja vetëm e vendeve anëtare të interesuara

Foto: arkiv

Vetë vendet anëtare të BE-së mund të financojnë gardhin përgjatë kufirit bullgaro-turk, thonë burime nga Komisioni Evropian.Sipas korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, përfaqësuesit e Komisionit Evropian i referohen letrës së Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen drejtuar liderëve evropianë nga 26 janari, me rastin e Këshillit të posaçëm Evropian kushtuar migracionit, planifikuar për 9 dhe 10 shkurtin në Bruksel.Letra përmend se kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një përparësi në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së, nëpërmjet "financimit dypalësh, duke përfshirë mekanizmat e solidaritetit vullnetar".Në përgjigje, përfaqësuesit e KE theksuan se Brukseli "nuk financon ndërtimin e infrastrukturës standarde përgjatë kufijve të tij që i mban njerëzit jashtë", por në të njëjtën kohë, një vend anëtar mund të mbështesë financiarisht një tjetër për gardhin. Kjo do të thotë se Bullgaria mund të ndihmohet nga vendet e tjera të Komunitetit të interesuar për ndërtimin e objektit.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 shtatorin 2023

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje – 11°. Në lindje do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të ketë vranësira të shpërndara, më të theksuara në male, por edhe aty pothuajse nuk do të ketë reshje. Vlerat maksimale..

botuar më 23-09-26 6.41.MD

Komisioni parlamentar i mbrojtjes propozon dërgimin e raketave me defekt në Ukrainë

Bullgaria do t’i dhurojë Ukrainës raketa kundërajrore të dëmtuara dhe municione për armë të vogla automatike që nuk janë më të nevojshme. Kjo u votua nga deputetët e komisionit parlamentar të mbrojtjes në një projektvendim për ofrimin e ndihmës..

botuar më 23-09-26 6.32.MD

Një gjykatë në Londër akuzoi pesë bullgarë për spiunazh për Rusinë

Pesë bullgarët e dënuar në Britaninë e Madhe për spiunazh në dobi të Rusisë mbeten në burg. Orlin Rusev, Biser Xhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stojanov dhe Vanja Gaberova u akuzuan sot për konspiracion për të kryer spiunazh, vëzhgim të personave..

botuar më 23-09-26 5.31.MD