Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për forcimin e kufirit bullgaro-turk, Bullgaria mund të shpresojë te mbështetja vetëm e vendeve anëtare të interesuara

Foto: arkiv

Vetë vendet anëtare të BE-së mund të financojnë gardhin përgjatë kufirit bullgaro-turk, thonë burime nga Komisioni Evropian.Sipas korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, përfaqësuesit e Komisionit Evropian i referohen letrës së Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen drejtuar liderëve evropianë nga 26 janari, me rastin e Këshillit të posaçëm Evropian kushtuar migracionit, planifikuar për 9 dhe 10 shkurtin në Bruksel.Letra përmend se kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një përparësi në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së, nëpërmjet "financimit dypalësh, duke përfshirë mekanizmat e solidaritetit vullnetar".Në përgjigje, përfaqësuesit e KE theksuan se Brukseli "nuk financon ndërtimin e infrastrukturës standarde përgjatë kufijve të tij që i mban njerëzit jashtë", por në të njëjtën kohë, një vend anëtar mund të mbështesë financiarisht një tjetër për gardhin. Kjo do të thotë se Bullgaria mund të ndihmohet nga vendet e tjera të Komunitetit të interesuar për ndërtimin e objektit.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 qershorin

Gjatë natës do të jetë kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në rajonet jugperëndimore dhe vende-vende reshjet e shiut do të vazhdojnë. Të shtunën, më 10 qershor do të zhvillohen..

botuar më 23-06-09 4.05.MD

Bullgaria mund të kërkojë sektorin “Energjetikë” në PE

Sektori iMaria Gabriel, e cila hoqi dorë nga posti i Komisioneres Evropiane për Inovacionet, Kërkimet Shkencore, Kulturën dhe Arsimin për t’iu bashkuar qeverisë bullgare, tashmë është rishpërndarë midis komisionerëve të tjerë evropian. Prandaj,..

botuar më 23-06-09 3.37.MD
Bojko Borisov

BSP kërkon që parlamenti të votojë për imunitetin e Bojko Borisov

BSP paraqiti një projektvendim në Kuvendin Popullor për heqjen e imunitetit të liderit të GERB Bojko Borisov. Këtë e njoftoi kryetarja e kësaj partie, Kornelija Ninova. Socialistët u përpoqën të njiheshin me dokumentet e paraqitura nga prokurori i..

botuar më 23-06-09 2.33.MD