Në janar, situata ekonomike e vendit mbeti afërsisht në nivelin e saj nga dhjetori 2022, me një klimë më të favorshme biznesi të evidentuar në industri dhe tregtinë me pakicë, por me një përkeqësim në ndërtim dhe shërbime. Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të Institutit Kombëtar të Statistikave.
21.8 për qind e menaxherëve industrialë parashikojnë rritje të çmimeve të shitjes në tre muajt e ardhshëm. Të njëjtën gjë e planifikojnë edhe 18.2 për qind e menaxherëve në sektorin e shërbimeve. Problemet kryesore me të cilat përballen bizneset janë mjedisi i pasigurt ekonomik, çmimet e materialeve dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..