Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është aty ku të rinjtë bullgarë punojnë dhe rritin fëmijë

Marina Stojçeva ndihet shumë mirë në Bratislavë, por i mungon shija e Bullgarisë

Foto: arkiv personal

Ka shumë pika kontakti midis popujve me origjinë sllave në Evropë. Shpesh gjejmë ngjashmëri në rrënjët e fjalëve dhe kuptimin e tyre, ndonjëherë ndajmë zakone dhe tradita të ngjashme. Dhe nëse sot ne, bullgarët, më shpesh mendojmë për kryeqytetin e Republikës Çeke si një destinacion turistik, kryeqyteti i Sllovakisë mbetet disi më në hije. Ndryshe nga Praga, Bratislava nuk shoqërohet me katedrale madhështore dhe kryevepra të mahnitshme të arkitekturës, por megjithatë ka fituar zemrat e dhjetëra të rinjve bullgarë që kanë zgjedhur të jetojnë atje.

Njëra prej tyre është Marina Stojçeva nga Sofja, e cila pesë vjet më parë mori ftesë për të punuar në sektorin bankar dhe u vendos në Bratislavë. Ajo u pranua sepse flet njësoj mirë bullgarisht dhe rusisht. Edhe menaxherjae saj e parë në bankë doliseishte bullgare. Në Sllovaki ekziston një shoqëri bullgare, ndërsa në Bratislavë botohet një gazetë për Klubin Kulturor Bullgar.

“Këtu ne bullgarët jemi të afërt me njëri-tjetrin dhe gjithmonë e kemi ndihmuar njëri-tjetrin, të paktën përvoja që kam deri tani është e tillë”, thotë Marina Stojçeva në një intervistë për Radio Bullgarinë.

“Puna më solli në Sllovaki, më pas krijova familje këtu. Kam punuar deri vonë si studiuese e transaksioneve që kalonin nëpër banka. Në Sllovaki hyra në një kompani holandeze dhe atje menaxherja ime ishte një bullgare. Mësova shumë gjëra prej saj, por më e rëndësishmja është se nuk ka rëndësi se çfarë ke mbaruar në universitet, nëse diçka tjetër të tërheq dhe ndihesh i dobishëm, atëherë mund të bësh gjithmonë ndryshim. Unë në Bullgari u diplomova në një fushë krejt tjetër, që nuk ka asnjë lidhje me atë të bankës”.

Për Bratislavën, Marina Stojçeva thotë se pjesa më e vështirë është të mësohesh me temperaturat e ulëta dhe me erën e akullt në dimër. Por për shembull për Krishtlindje, atmosfera festive e pushton të gjithë qytetin dhe i jep një tjetër bukuri:

“Shtëpitë e Krishtlindjeve uhapën përsëri këtë vit, për herë të parë pas dy vitesh, sepse ishin anuluar për shkak të pandemisë. Ato janë vendi im i preferuar për të ecur, shumë i zhurmshëm, shumë ngjyra.”

Për sa i pëprket ndryshimit midis bullgarëve dhe sllovakëve, Marina shprehet në këtë mënyrë:

“Bullgarët jemi të ngrohtë dhe me temperament, për shkak të mentalitetit tonë ballkanik, dhe në krahasim me sllovakët, ne i shprehim shumë më furishëm ndjenjat dhe humorin tonë. Ndryshe nga ne, sllovakët janë më të qetë dhe më të urtë, por kjo e bën njeriun të jetojë më qetësisht dhe më paqësisht mes tyre.”

“Kam ndjenja shumë të ngrohta për sllovakët dhe kur shkoj në shtëpi në Bullgari, shoh se si njerëzit janë të zhurmshëm, mikpritës, shtrohen tavolina, nxirret raki. Këtu janë më modestë, kanë një orë qetësie dhe të shtunave dhe të dielave nuk është e pranueshme në mesditë të kositet bari, kjo bëhet për të mos pasur zhurmë. Do të doja që transporti publik i Sllovaki të bëhej shembull edhe për Bullgarinë. Në Sofje, ndonjëherë aimund të jetëi rrezikshëm dhe të përbëjë shumë vështirësi për të moshuarit. Ndoshta në çdo vend ka problem me korrupsionin, por në Sllovaki me sa duket ndahen fonde të mjaftueshme edhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës. Edhe këtu ka inflacion dhe standardi i jetesës është rritur. Por produktet ushqimore bazë nuk janë aq të shtrenjta sa në Bullgari. Më bën përshtypje që në Sllovaki, në të njëjtat supermarkete që gjenden edhe në Bullgari, shumë gjëra janë më të lira. Nuk e kuptoj se cili është qëllimi, sepse nuk besoj se bullgarët janë më mirë ekonomikisht se sllovakët. Megjithatë mua më së shumti më mungon ushqimi i Bullgarisë – këtu nuk ka fruta dhe perime kaq të shijshme si në Bullgari. Edhe këtu ka prodhime vendase, por nuk kanë shije aq të mirë sa tonat. Më mungon shumë edhe deti. Vendet e mia të preferuara janë Pomorie dhe Sozopoll, për shkak të frymës së së shkuarës që mbartin.

Lexoni gjithashtu:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: FB / Zlatimir Kolarov

Zlatimir Kolarov – mjeku me shpirt artisti

Disa njerëz në jetë kënaqen duke u marrë vetëm me një gjë të caktuar, por jo dhe ky njeri. Mjek reumatolog, skenarist, shkrimtar, profesor Zlatimir Kolarov është dëshmi se nëse njeriu ka dëshirë, mund t’ia dalë në çdo gjë. Dëshira për t'u bërë mjek ishte..

botuar më 23-12-16 12.05.MD
Anna Fuckova

Kolegja jonë e dashur Anna Fuckova u nda nga jeta

Ekipi i Radio Bullgarisë njofton me dhimbje se sot në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë kolegia jonë e dashur Anna Fuckova . Ani humbi betejën me kancerin, por la shpirtin dhe zemrën e saj në radio, ku punoi deri në fund për më shumë se 20 vjet...

botuar më 23-12-14 6.17.MD
Foto: Facebook /Manita Vartan

Gruaja më e bukur evropiane e martuar është bullgare

Vitin e kaluar ajo fitoi çmimin në konkursin kombëtar “Mrs. Bulgaria International”, ndërsa pak ditë më parë u shpall si evropianja më e bukur e martuar. Manita Vartan mori titullin “Mrs. Europa 2023” në konkursin prestigjioz në Stamboll...

botuar më 23-12-10 11.10.PD