Sulmuesi i ekipit “Lludogorec” për të dytën herë radhazi u zgjodh “Futbollisti i Vitit” në sondazhin e 62-të “Futbollisti i Vitit në Bullgari”. Pas tij u klasifikuan Ilija Gruev nga Werder Bremen dhe mesfushori i skuadrës “CSKA 1948” Ivajllo Çoçev.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam në top 3 në shoqërinë e Ilija Gruev, Ivajllo Çoçev dhe të gjithë të nominuarve - ata janë talentë të jashtëzakonshëm, së bashku me ta do të ndjekim një ëndërr të madhe - të renditim Bullgarinë në një forum të madh ndërkombëtar. Shpresoj që të jetë këtë vit”, tha Despodov në ceremoni. Ai gjithashtu u shpall numër 1 në kategorinë “Sulmuesi më i mirë”.
Trajneri i Vitit u zgjodh trajneri i skuadrës “Levskit”, Stanimir Stoillov.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...