“Makinat rock” nga SEVI festuan 13 vjet në skenë me një koncert dhe një libër të ri për rrugëtimin e tyre.
I formuar në vitin 2010, grupi arriti të fitonte shpejt popullaritet dhe shumë fansa. SEVI ka tre albume dhe më shumë se 13 video single. Ata kanë kënduar në një skenë para grupeve me famë botërore si EUROPE, EVANESCENCE, BLACK STONE CHERRY, TOM KEIFER, EPICA dhe kanë qenë pjesë e programit të festivaleve më të mëdha në Bullgari. Në vitin 2022, muzikantët iu bashkuan turneut evropian të HARDLINE dhe Johnny Gioeli në Zvicër dhe u shfaqën si të ftuar specialë në një pjesë të turneuttë Geoff Tate nga QUEENSRYCHE në Gjermani.
Ndër surprizat me rastin e festimit të 13-vjetorit të grupit ishte edhe premiera e pjesës së dytë të shumëpritur të librit “Çmimi i të qenit vetvetja”. Ai u botua gati 7 vjet pas pjesës së parë të ditarëve të SEVI, me nëntitull "Forca".
Me energji të pandërprerë, muzikantët po punojnë për albumin e katërt të SEVI-t, të cilin do ta prezantojnë këtë vit.
"Drowning" është një këngë nga albumi i katërt i ardhshëm i grupit dhe është projekti i tretë i përbashkët me artistin amerikan Johnny Gioeli, i njohur si vokalisti i kitaristit Axel Rudi Pell dhe grupit HARDLINE, gjithashtu si zëri në një video-lojë të njohur. Ja se çfarë tha për "Drowning" Svetllana Bliznakova nga grupi SEVI:
“Pavarësisht notës negative në titull, mesazhi i këngës ka të bëjë më shumë me fuqinë e dashurisë që mund të na ngrejë lart edhe në momentet më të vështira”.
Foto: seviband.com, Facebook / SEVI
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..