Në një takim me shefin e Zyrës për Koordinimin e Sanksioneve në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, presidenti Rumen Radev diskutoi për sanksionet e vendosura ndaj qytetarëve bullgarë si pjesë e veprimeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për mbrojtjen e sistemeve të tyre financiare, njoftoi qendra e shtypit e presidencës. “Modernizimi i Bullgarisë kërkon transparencë të procesit legjislativ dhe punë efektive të sistemit gjyqësor”, tha kreu i shtetit. Ai shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen ndërkombëtare që merr vendi ynë në luftën kundër korrupsionit. Ai theksoi gjithashtu nevojën që Kuvendi i ardhshëm Popullor të bëjë prioritet miratimin e legjislacionit kundër korrupsionit, si dhe ekzistencën e partneritetit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve ligj-zbatuese dhe aleatëve tanë në luftën kundër korrupsionit.
Në bisedimet në institucionin presidencial asistuan edhe nënpresidentja Ilijana Jotova dhe ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe Hero Mustafa dhe Rob Dixon.
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..