Një ekspozitë me 61 fotografi bardhë e zi edhe me ngjyra, në të cilën aktori i Hollivudit JohnMalkovich shndërrohet në imazhe emblematike të fotografisë të shekujve 20 dhe 21, është paraqiturnë Galerinë Kombëtarenë Sofje. Autori i projektit është fotografi amerikan Sandro Miller. Në vitin 2013, ai vendosi të nderojë autorët që shënuan më së shumti karrierën e tij krijuese duke zgjedhur 35 nga fotografitë e tyre të njohura për t'i riprodhuar. Për këtë qëllim, Miller kontaktoi John Malkovich, i cili pranoi menjëherë të merrte pjesë në këtë projekt jo standard të artit.
Në serinë "Malkovich, Malkovich, Malkovich: Homazh për mjeshtrat e fotografisë", ylli i Hollivudit tregon cilësitë e tij të kameleonit, duke hyrë pa probleme në imazhet e Albert Einstein, Che Guevara, John Lennon, Andy Warhol dhe të tjerë.
Prezantimi i fotografit Sandro Miller është planifikuar për datën 18 shkurt (të shtunën), nga ora 11:00 deri në orën 12:30 në Galerinë Kombëtare “Kuadrat 500”. Ekspozita mund të vizitohet nga banorët e Sofjes dhe vizitorët e kryeqytetit deri më 30 prill 2023.
John Malkovich ndodhet aktualisht në Sofje në lidhje me pjesëmarrjen e tij tre mbrëmje me radhë /më 16, 17 dhe 18 shkurt/ në skenën e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" me shfaqjen "Në vetminë e fushave të pambukut" të Bernard-Marie Koltes.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: nationalgallery.bg © Sandro Miller"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..
Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..
Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..