Një ekspozitë me 61 fotografi bardhë e zi edhe me ngjyra, në të cilën aktori i Hollivudit JohnMalkovich shndërrohet në imazhe emblematike të fotografisë të shekujve 20 dhe 21, është paraqiturnë Galerinë Kombëtarenë Sofje. Autori i projektit është fotografi amerikan Sandro Miller. Në vitin 2013, ai vendosi të nderojë autorët që shënuan më së shumti karrierën e tij krijuese duke zgjedhur 35 nga fotografitë e tyre të njohura për t'i riprodhuar. Për këtë qëllim, Miller kontaktoi John Malkovich, i cili pranoi menjëherë të merrte pjesë në këtë projekt jo standard të artit.
Në serinë "Malkovich, Malkovich, Malkovich: Homazh për mjeshtrat e fotografisë", ylli i Hollivudit tregon cilësitë e tij të kameleonit, duke hyrë pa probleme në imazhet e Albert Einstein, Che Guevara, John Lennon, Andy Warhol dhe të tjerë.
Prezantimi i fotografit Sandro Miller është planifikuar për datën 18 shkurt (të shtunën), nga ora 11:00 deri në orën 12:30 në Galerinë Kombëtare “Kuadrat 500”. Ekspozita mund të vizitohet nga banorët e Sofjes dhe vizitorët e kryeqytetit deri më 30 prill 2023.
John Malkovich ndodhet aktualisht në Sofje në lidhje me pjesëmarrjen e tij tre mbrëmje me radhë /më 16, 17 dhe 18 shkurt/ në skenën e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" me shfaqjen "Në vetminë e fushave të pambukut" të Bernard-Marie Koltes.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: nationalgallery.bg © Sandro MillerNdihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..