Edicioni i katërt i sivjetshëm i konkursit për projektet studentore për ndërtimin e një kampingu filloi që në muajin janar. Nga të gjitha propozimet e marra, komisioni ka zgjedhur projektin për fshatin Dushanci, afër qytetit të Pirdopit, na njofton platforma Camping.bg. Toka ka nje siperfaqe prej 10000 m2, ndodhet midis kodrave te pyllëzuara dhe përgjatë saj kalon shtrati i lumit Topollnica, i cili vjen nga rezervuarii afërt i Dushancit, dhe është gjithashtu afër rrugës kryesore në rëzë të maleve Ballkan.
Aty do të ndërtohet një vend kampingu për çadra, kampistë dhe karvanë, si dhe disa studio. Prona përbëhet nga një pishinë dhe dhjetëra pemë arre, pishe, bredhi dhe bliri. Autorët e projektit parashikojnë ndërtimin e një skene të vogël për shfaqje artistike pranë pishinës, një vatre të madhe për të ndezur zjarr në natyrë me frona përreth, si dhe të një ure druri mbi lumë, e cila të çon në një park aventure dhe një palestër në natyrë. Konkursi organizohet nga Camping.bg në partneritet me Universitetin e Pyjeve - Sofje.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: camping.bg
Vera është stina e ecjeve malore, kur nëpër shtigje me shkopinj bëjnë shëtitje qindra turistë entuziastë bullgarë dhe të huaj. Megjithatë, për shkak të pranverës jashtëzakonisht të ftohtë, në pjesët më të larta të maleve Rila dhe Pirin..
Banorët dhe mysafirët e Burgasit tani mund të përfitojnë nga një tjetër atraksion në qytetin bregdetar, i cili do t'i njohë me ato që po ndodhin në Kozmosin e pafund. Bëhet fjalë për planetarin e sapohapur, që ndodhet në zonën e terminalit të..
„Këtu fillon Bullgaria - pesë gishta në një grusht hekuri. Të lidhur me traditën e lashtë, të skalitura në mars hime dhe përpjekje!” Kështu fillon himni i qytetit të Shumenit, duke kënduar fillimin epik të shtetit bullgar, i themeluar..
Vera është stina e ecjeve malore, kur nëpër shtigje me shkopinj bëjnë shëtitje qindra turistë entuziastë bullgarë dhe të huaj. Megjithatë, për shkak..