Komuniteti ndërkombëtar duhet të fokusohet në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore përmes mjeteve politike, tha Presidenti Rumen Radev para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Sfida e madhe para bashkësisë ndërkombëtare është që të mos lejohet që lufta në Evropë të pranohet si një fenomen normal. Kontradiktat e thella midis Rusisë dhe Ukrainës vështirë se do të zgjidhen me luftë. Aq më pak kjo luftë mund të çojë në paqe të qëndrueshme. Fatkeqësisht, zërat nga të dyja palët për fitore, pavarësisht nga viktimat, shkatërrimet dhe kostoja e tyre, po mbytin gjithnjë e më shumë thirrjet për paqe. Është gjithashtu domethënëse që në mes të luftës në Ukrainë, Konferenca e Munihut u kujton pjesëmarrësve moton e saj - "ndërtimi i paqes përmes dialogut". “Çdo ditë e kësaj lufte është një kërcënim për paqen botërore dhe efektet dytësore të saj po marrin peng sistemet ekonomike dhe sociale të të gjitha vendeve evropiane”, theksoi Presidenti.Nisma qytetare “Ngrihu.BG” po mbledh nënshkrime për vendosjen e një tavani të tarifave bankare. Kryetarja e iniciativës, Maja Manollova, kujtoi se një projektligj për këtë temë tashmë u hartuar dhe u paraqit nga Partia Socialiste Bullgare - E Majta e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..