Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Klarinetisti virtuoz Ivo Papazov - Ibrjama me një koncert ekskluziv në Sofje

Foto: BGNES-arkiv

Më 26 shkurt, të dielën, klarinetisti bullgar me famë botërore Ivo Papazov – Ibrjama, së bashku me “orkestrën e tij të dasmës” “Trakia”, do të ngjiten për herë të parë në skenën e klubit në Sofje për të festuar 70 vjetorin e tij me një koncert ekskluziv në SOFIA LIVE CLUB.

I lindur në vitin 1952 në Kërxhali, në një familje muzikantësh, Ivo Papazov filloi të luante si fëmijë me të atin në dasmat nëpër Traki dhe që në fillim bëri përshtypje me stilin e tij origjinal. Për më shumë se 50 vjet, ky muzikant i shquar nuk është larguar nga skena, duke ndërthurur folklorin dhe traditën në muzikën e tij me një virtuozitet të jashtëzakonshëm.

Në vitin e 70-vjetorit të tij, virtuozi i muzikës së klarinetës dhe dasmave Ivo Papazov-Ibrjama fitoi çmimin special artistik në festivalin ndërkombëtar për muzikën botërore dhe elektronike WOMEX 2022. Çmimi ndahet që nga viti 1999 për arritje të jashtëzakonshme në muzikë në mbarë botën, për përsosmëri muzikore, rëndësi sociale, ndikim dhe kontribut të përgjithshëm.

Ivo Papazov ka një karrierë të shkëlqyer muzikore dhe ka incizuar albume të shumta, dy prej të cilave, në 1989 dhe 1991, janë me producent vetë Joe Boyd (producent i Pink Floyd, Jimi Hendrix dhe REM). Në vitin 2005, Ibrjama fitoi çmimin BBC World Music Award për kontributin e tij në muzikën botërore me albumin e tij "Panairi/Fairground".

Orkestra e tij "Trakia" përbëhet nga muzikantë të jashtëzakonshëm, përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike nga pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilët kanë kontribuar me talentin dhe energjinë e tyre prej dhjetëra vitesh për të krijuar stilin unik që është bërë i njohur në mbarë botën me emrin "muzikë dasme" - një përzierje nga muzika tradicionale bullgare dhe ballkanike me elemente të xhazit, funk-ut dhe rock-ut.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Plácido Domingo

Plácido Domingo do të këndojë për herë të tretë në Sofje

Plácido Domingo do të ketë një koncert më 11 shtator në “Arena Sofia”. “Bullgaria, jam shumë i lumtur që do të jemi sërish bashkë”, ka shkruar tenori në faqen e tij zyrtare. Këngëtari 82-vjeçar i quajtur “mbreti i operës” ndodhet në një turne..

botuar më 23-05-30 1.05.MD

Bandoneonisti më i mirë në botë për vitin 2023 është bullgar

Bandoneoni është instrumenti që i jep shpirt tangos argjentinase. Në atë melodi që mbështjell jetën me pasion dhe histori. Në pamje të parë, duket si një fizarmonikë e vogël. E vërteta është se ka një trup të brendshëm akustik më të madh, është..

botuar më 23-05-29 12.19.MD

Kompozitori Ljubomir Denev me një operë kametrale kushtuar poetit Pejo Javorov

Fati tragjik i një prej poetëve më të talentuar bullgarë, Pejo Javorov, frymëzoi kompozitorin bullgar Ljubomir Denev për të krijuar muzikën për operën kametrale "Dhimbja ose tragjedia e Javorovit", premiera e së cilës do të shfaqet më 29 maj në..

botuar më 23-05-28 7.15.PD