Konflikti në Ukrainë ishte fokusi i konferencës vjetore të shefit të mbrojtjes, Admiral Emill Eftimov. Një vit pas fillimit të luftës, sipas fjalëve të tij, konflikti “tregoi rëndësinë dhe rolin e formacioneve të përgatitura mirë, të motivuara dhe të pajisura që janë në gjendje të reagojnë që nga fillimi i krizës. Prandaj, njerëzit në ushtri mbeten një faktor kyç. Pa personel të përgatitur, modernizimi dhe asimilimi i pajisjeve të reja është i paimagjinueshëm” – tha kategorikisht admirali Eftimov. Ai i siguroi qytetarët bullgarë se ata mund dhe duhet të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur nga ushtria bullgare, sepse “u bënë shumë përpjekje në drejtim të ndërgjegjësimit të situatës, u rrit gatishmëria e një numri forcash në detyrë, u forcua inteligjenca, vëzhgimi dhe koordinimi me Komandën e Përbashkët për operacionet e NATO-së.
Tema e modernizimit të forcave tona të armatosura ishte një rast që presidenti Rumen Radev të kritikojë politikanët për qëndrimin e tyre ndaj ushtrisë bullgare në sfondin e mjedisit të përkeqësuar të sigurisë:
“Një nga sfidat e mëdha me të cilat përballen forcat tona të armatosura është mungesa e të kuptuarit dhe konsensusit në klasën politike për rolin dhe vizionin real për zhvillimin e forcave të armatosura, për sigurimin e tyre. Është e papranueshme në këtë mjedis jashtëzakonisht kompleks të sigurisë që një numër i konsiderueshëm partish politike t’i shohin forcat tona të armatosura jo si garantues të integritetit territorial dhe sigurisë së vendit, por si një donator i forcave të armatosura të Ukrainës.”
Siguria në kontinent përballet me një sfidë edhe më të madhe pas fjalimit të presidentit rus në Asamblenë Federale të Rusisë më 21 shkurt. Ngrirja e paralajmëruar nga Putini për anëtarësimin e Rusisë në Traktatin e Armëve Sulmuese Strategjike, i njohur si “Fillimi i Ri”, shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kujtoi se: “Në vitet e fundit, Rusia shkeli dhe braktisi marrëveshjet kryesore të kontrollit të armëve. Me vendimin e sotëm për “Fillimin e Ri”, e gjithë arkitektura e kontrollit të armëve u shkatërrua.”
Sipas ushtruesit të detyrës së ministrit bullgar të mbrojtjes Dimitër Stojanov, konflikti në Ukrainë po përshkallëzohet:
“Shpresoj se nuk është një kërcënim tjetër i bërë nga Rusia dhe një shfaqje force duke u tërhequr nga traktati i fundit aktiv i kufizimit të armëve bërthamore. Shpresoj që arsyeja të mbizotërojë në këtë situatë. Për momentin, në Ministrinë e Mbrojtjes, ne nuk e konsiderojmë si një mundësi reale përdorimin e armëve bërthamore nga pala ruse, por ky është një tregues se po shkojmë drejt një përshkallëzimi të konfliktit, por jo drejt zgjidhjes paqësore të tij.”
SHBA dhe Rusia zotërojnë 91 për qind të arsenalit bërthamor të njerëzimit. Traktati “Fillimi i Ri” është i rëndësishëm për ekuilibrin bërthamor të planetit - tha për BNR Prof. Rumen Kënçev, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ish-zëvendësministër i mbrojtjes.
“Tërheqja nga ky traktat hap derën për një rritje të pakontrolluar të armëve bërthamore, si gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ai përfundoi me rreth 57 000 koka bërthamore të vendosura në të dy fuqitë bërthamore.”
Kërcënimi nga lufta bërthamore po bëhet përsëri aktual - komentoi diplomati Ljubomir Kjuçukov.
“Ky vendim e rikthen në axhendë kërcënimin nga lufta bërthamore, siç ishte në verën e vitit të kaluar. Më pas, pas kontakteve dypalëshe me SHBA-në, ky rrezik u hoq. Megjithatë, kjo nuk eliminoi rreziqet e një të tillë. Fakti që përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore ka ardhur duke u përshkruar me mbiemra të pranueshëm vazhdon të tingëllojë alarmues sepse tregon pranimin e tezës së lejueshmërisë së një gjëje të tillë. Deklarata e presidentit rus përshtatet pikërisht në këtë logjikë.”
Sipas Kjuçukov, çelësi për zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës jashtë fushëbetejës ka të ngjarë të mbahet nga Kina. Në strategjinë e tij të titulluar “Iniciativa Globale e Sigurisë” dhe e paraqitur pak ditë më parë, Perandoria Qiellore u bën thirrje të gjitha vendeve që të përpiqen të ruajnë paqen dhe sigurinë në të gjithë botën dhe të promovojnë zhvillimin dhe prosperitetin global.
“Kina është shumë e kujdesshme se si sillet në lidhje me këtë konflikt – kategorik është edhe diplomati Stefan Tafrov. - Nga njëra anë, për Pekinin, ky konflikt është fitimprurës sepse largon vëmendjen e Perëndimit nga pikat e tjera të konfliktit në botë, por gjithashtu i përmbahet parimit të sovranitetit territorial.”
“Përpjekjet e Putinit për të luajtur kartën bërthamore irritojnë Kinën. Vendi nuk ka asnjë interes për një përshkallëzim të tillë”, komentoi Tafrov për BNR.
Politologu Doc. Iskren Ivanov shprehu shqetësimin e tij se ekziston rreziku që konflikti ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës të kthehet në një konflikt latent.
“Nëse zgjatet, jo vetëm Rusia, por edhe NATO do të shterojë burimet e saj strategjike. Kjo do të kërkojë jo vetëm një ndryshim në strategjitë e përgjithshme të NATO-s. Atëherë nevoja për riarmatim global do të shfaqet në axhendë, duke përfshirë edhe Evropën. Kjo do të thotë se ne do të shpenzojmë shumë më tepër para për armë, siguri, industri ushtarake.”
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, BNR
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..