E diela pas të Lidhurit të Mishit është dita e fundit në të cilën kushdo që vendos të ndjekë Kreshmën e Madhe sipas kalendarit ortodoks shijon bulmetrat, peshkun dhe vezët. Prandaj, të Dielën e të Lidhurit të Djathit, para se të vazhdohet me privimin e vërtetë nga ushqimi me origjinë shtazore, besimtarët çlirohen nga të gjitha mendimet e këqija, kërkojnë falje dhe u falin të gjithë atyre që i kanë ofenduar me veprime ose fjalë të ashpra. Në liturgjinë e mbrëmjes në kishat, ortodoksët shkëmbejnë të ashtuquajturat “puthje vëllazërore” me fjalët “Më fal!” dhe “Të faltë Zoti!” dhe kështu me ndërgjegje të liruar hyjnë në Kreshmën e Madhe.
Në ditët e kreshmës, klerikët i ftojnë besimtarët në lutje më të shpeshta, pendim dhe përulësi, të cilat japin fryte të mira, por vetëm nëse kërkojnë falje dhe falin me gjithë zemër.
Ndjesa, për ata që janë vërtet të përkushtuar ndaj virtyteve të krishtera, identifikohet me dashurinë e pafund të Krishtit për njeriun.
Në dashurinë e krishterë, falja jepet edhe kur nuk kërkohet, sepse “dashuria fal gjithçka”. Në mesazhin e tij drejtuar korintasve, Shën Apostulli Pal thotë: “Dashuria fal gjithçka pa kërkuar asgjë nga ana e saj. Ajo fal sepse është dashuri dhe dashuria e krishterë është vetëmohuese.”
Në jetën e përditshme, ku mbizotërojnë gjërat materiale dhe egoizmi, nuk është e lehtë të falësh ata që të kanë ofenduar me qëllim. Prandaj, priftërinjtë këshillojnë besimtarët që të çlirojnë shpirtrat e tyre nga ofendimi dhe, si të krishterë të mirë, të falin dhe të kërkojnë ndjesë, qoftë edhe vetëm në mendimet e tyre.
Sipas Shkrimit të Shenjt, dhënia e faljes nga Zoti shoqërohet me rilindjen dhe transformimin e shpirtit njerëzor. Vetë Kisha në këtë ditë kujton dëbimin e Adamit dhe Evës nga Parajsa dhe privimin e tyre nga ushqimi hyjnor, për të treguar se sa e dëmshme për shpëtimin dhe jetën shpirtërore është grykësia, mosbindja dhe mosrespektimi i Zotit. Megjithatë, Krijuesi e tregon dashurinë e tij duke dërguar Birin e tij të Vetëmlindur për të larë atë që ata kanë bërë patë ketë ndonjë faj ai. Me vuajtjet e tij në kryq, Jezu Krishti la një shembull duke falur torturuesit dhe vrasësit e tij, përderisa përjetonte dhimbje dhe vuajtje çnjerëzore. Ka edhe shumë shembuj në jetën e shenjtorëve se si martirët për besimin e Krishtit luten për ata që i mundojnë. Prandaj, krishterimi konsiderohet të jetë një fe e gjithë faljes.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..