Gjykata Administrative në Sofje anuloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit rezultatet e votimit në letër dhe makineri duhet të regjistrohen së bashku në protokollet zgjedhore. Gjykata e shqyrtoi çështjen pas ankesave të paraqitura nga koalicioni “E majta” dhe koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike”. Sipas gjyqtarëve, vendimi i KQZ-së bie ndesh me Kodin Zgjedhor pasi “nuk garanton transparencën e procesit zgjedhor dhe nuk jep mundësi për kontroll real të procesit zgjedhor, si nga qytetarët ashtu edhe nga gjykata”.
Tashmë KQZ-ja ka tre ditë kohë për të vendosur nëse do të apelojë vendimin e Gjykatës Administrative.
Nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova, në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës. Gjatë aktivitetit, Ilijana Jotova theksoi se beson në cilësitë e lindura të gruas, të cilat janë kyçe..
GERB-SDS u dërgoi ftesa për "bisedime ekspertësh" për formimin e qeverisë partive "Bullgaria Demokratike", "Ka një popull të tillë" dhe BSP. Nuk do të ketë ftesë për "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha kreu i GERB, Bojko Borisov. Ai..
Banka Evropiane e Investimeve jep një kredi me vlerë 250 milionë euro për Bullgarinë në mbështetje të bashkëfinancimit të projekteve prioritare në kuadër të programeve evropiane në periudhën 2021-2027. Në informacionet e bankës thuhet se financimi do të..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..