Presidenti Rumen Radev mori urime me rastin e festimit të 145 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga krerët e shteteve dhe liderët nga mbarë bota. Mes tyre është edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili kujton se këtë vit shënohet 110-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe thekson se vlerëson shumë bashkëpunimin miqësor të arritur ndër vite.
Presidenti shqiptar shpreh vlerësimin e tij për mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të vendit. “Kjo mbështetje na inkurajon edhe më shumë për reforma të thella në vendin tonë”, tha Presidenti i Shqipërisë, njoftoi zyra e shtypit е Presidencës.
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin..