Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le ta valëvitim flamurin kombëtar në sheshin në Nju Jork

120 vjet marrëdhënie diplomatike Bullgari-SHBA

Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork

Festa kombëtare e Bullgarisë do të kremtohet me ngritjen e flamurit tonë kombëtar në një vend emblematik për njujorkezët - statuja e demit të bronztë në Broadway, afër Wall Street, në parkun e parë në Amerikë - Bowling Green, njofton Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork. Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 4 mars në orën 11:30 me orën lokale.


Do të luhen himnet e Bullgarisë dhe SHBA-së dhe kështu do të festohet 120-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së.


Veprimtaria do të zgjasë rreth një orë dhe të gjithë të ftuarit do të ftohen të bashkohen në një valle bullgare dhe të ndriçojnë sheshin me ngjyrat dhe ritmet e Bullgarisë.

Një kujtim nga nisma e parë e Bowling Green më 3 mars 2007

Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje reshjet do të ndalen nga veriu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje rreth 9°. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe..

botuar më 24-05-03 6.36.MD

Të krishterët ortodoksë mbushën kishat Të Premten E Madhe

Pavarësisht reshjeve të shiut në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, kishat në vend u mbushën me besimtarë Të Premten E Madhe . Në Sofje, shumë prej tyre vizituan Katedralen Metropolitane "Shën E Diela" . Adhurimi vazhdon gjatë gjithë ditës. Në..

botuar më 24-05-03 6.23.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri do të sinjalizojë prokurorinë për rastin me spitalin “Mama dhe unë”

Kryeministri Dimitër Gllavçev do të japë një sinjal në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe në prokurori për rastin skandaloz me spitalin privat për mjekim aktiv “Mama dhe unë”, në mënyrë që të bëhet një kontroll i plotë se si është dhënë..

botuar më 24-05-03 1.08.MD