Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Market Links”: Barazi midis PP-DB dhe GERB-SDS

Foto: marketlinks.bg

Një diferencë minimale mes koalicioneve “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB)(20.9 për qind) dhe GERB-SDS (20.4 për qind)  në fillim të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 2 prill 2023. Këtë e  tregon një sondazh kombëtar mbi qëndrimet elektorale, financuar dhe zbatuar bashkërisht nga bTV dhe “Market Links”. Ai u krye mes 1080 personave mbi 18 vjeç në periudhën 18-27 shkurt duke përdorur metodat e intervistës së drejtpërdrejtë personale dhe anketës online. Të anketuarit e renditën DPS në vendin e tretë me 13.3 për qind. Pas tyre vijnë “Vëzrazhdane” me 11.8 për qind dhe “BSP për Bullgarinë” me 6.6 për qind. Sipas sondazhit, “Ngritja Bullgare” (2.4 për qind), “Ka një popull të tillë” (2.3 për qind) dhe koalicioni i ri “E majta” (2.3 për qind) mbeten nën barrierën prej 4 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD
Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD