Fluksi i migrantëve në kufijtë e vendit u rrit me më shumë se 40 për qind që nga fillimi i vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Këtë e tregon analiza vjetore e Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi reporteri i BNR, Nikollaj Hristov. Vitin e kaluar u parandaluan mbi 168 mijë tentativa për të hyrë ilegalisht në vendin tonë.
Autoritetet kufitare bullgare ndaluan 2298 shtetas të vendeve të treta për shkelje të kufirit shtetëror, që është një rritje prej 66 për qind krahasuar me vitin 2021. Në mesin e të arrestuarve mbizotërojnë shtetasit e Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Marokut.
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë..