Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulmet ajrore ruse goditën 8 objektiva të energjisë ukrainase

Foto: REUTERS

Sulmet ruse me raketa kundër të gjithë territorit të Ukrainës më 9 mars ishin më të mëdhenjtë që nga fillimi i vitit 2023 dhe çuan në viktima civile, ndërprerje të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes në zonat e banuara.Situata është më e vështirë në rajonet Harkov dhe Zhitomir, tha presidenti Vollodimir Zelenski. Gjendja është gjithashtu serioze në rajonet Odesa, Dnipropetrovsk, Zaporozhie dhe në Kiev.

SHBA-të i dënuan sulmet, ndërsa vendet evropiane bënë thirrje që Ukraina të pajiset me avionë luftarakë për vetëmbrojtje. Nga 95 raketat e lëshuara, 7 prej të cilave ishin supersonike, Ukraina rrëzoi 34. Rusia goditi 8 objekte energjetike të Ukrainës. Sipas Institutit për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW, qëllimet e terrorit ajror janë thjesht propagandë. Sulmet me raketa nuk do të dëmtojnë vullnetin e Ukrainës për të rezistuar dhe nuk do të përmirësojnë pozicionet ruse në front, theksojnë nga ISW.

Gjashtë muajt e ardhshëm në fushën e betejës janë kritikë për konfliktin në Ukrainë, tha drejtori i CIA-s, William Burns, në një seancë dëgjimore përpara Komitetit të Përzgjedhur të Kongresit të SHBA-së. Ushtria ruse do të jetë në gjendje të arrijë suksese taktike, por sipas inteligjencës amerikane, ato nuk do të jenë të rëndësishme, citon fjalët e Burns AFP.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se, sipas mendimit të tij, presidenti rus Vlladimir Putin nuk ka ndërmend të negociojë përfundimin e luftës në Ukrainë, njoftoi Reuters. Kancelari theksoi se vetë Ukraina duhet të vendosë se në çfarë kushtesh është e gatshme të pranojë paqen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari

Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..

botuar më 24-05-12 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD

Ka një rritje të numrit të refugjatëve ukrainas në Bullgari

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e deklarojnë ukrainasit që jetojnë në Bullgari, të cilët ndihmojnë në përshtatjen e të sapoardhurve...

botuar më 24-05-10 6.27.MD