Tenisti bullgar Adrian Andreev u kualifikua në raundin e 16-të të turneut të tenisit në fusha balte, në sallë në Sekeshfehervar të Hungarisë.
Tenisti 21 vjeçar bullgar mundi austrianin Geralld Mellcer me 6:7 (4), 6:3, 7:6 (2) në një ndeshje tre orëshe.
Me fitoren, Adriani siguroi katër pikë për renditjen botërore, në të cilën ndodhet në vendin e 204-të.
Në raundin e radhës ai do të luajë me fituesin e ndeshjes ndërmjet Mirza Bashiç (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe përfaqësuesit të marrë “wild card” të nikoqirëve Peter Fajta.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..