Uji i livandës dhe trëndafilit, ngjyra rozë dhe produktet kozmetike nga Bullgaria shkaktuan një bujë të vërtetë në ekspozitën më të vjetër tregtare në Evropë - "Java e Gjelbër Berlin", e cila u mbajt në fillim të vitit. Pikërisht aty, kompania e prodhuesit bullgar të trëndafilave Petër Simeonov ka krijuar kontakte të vlefshme, falë të cilave tani në Republikën Çeke do të prodhohen karamele çokollate me ngjyrë rozë nga Lugina e Trëndafilave.
“Kompania çeke prodhon karamele me çokollatë, çajra dhe ne kemi një propozim prej tyre për një punë të përbashkët mbi ujin e trëndafilit që pritet të dalë në treg, plus çokollata me ngjyrë rozë,” shpjegoi ai për BNR-Stara Zagora.
Simeonov kujdeset për më shumë se 100 hektarë plantacione trëndafili në zonën e fshatit Gurkovo. Një pjesë e prodhimit të tij është parashikuar gjithashtu edhe për Berlinin, ku një parukeri vendase do të gëzojë klientelën e tij me ujin e trëndafilit vendas. Në fakt, pronarët e sallonit janë bullgarë, tregon Simeonov. Ata morën pjesë në "Javën e Gjelbër" në Berlin dhe të gjithë ishin shumë të impresionuar nga produktet bullgare. Rezulton se në Gjermani ka një interes të madh për vajin tonë të trëndafilit dhe kompanitë vendase kanë kohë që kërkojnë ujë cilësor trëndafili.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..