Uji i livandës dhe trëndafilit, ngjyra rozë dhe produktet kozmetike nga Bullgaria shkaktuan një bujë të vërtetë në ekspozitën më të vjetër tregtare në Evropë - "Java e Gjelbër Berlin", e cila u mbajt në fillim të vitit. Pikërisht aty, kompania e prodhuesit bullgar të trëndafilave Petër Simeonov ka krijuar kontakte të vlefshme, falë të cilave tani në Republikën Çeke do të prodhohen karamele çokollate me ngjyrë rozë nga Lugina e Trëndafilave.
“Kompania çeke prodhon karamele me çokollatë, çajra dhe ne kemi një propozim prej tyre për një punë të përbashkët mbi ujin e trëndafilit që pritet të dalë në treg, plus çokollata me ngjyrë rozë,” shpjegoi ai për BNR-Stara Zagora.
Simeonov kujdeset për më shumë se 100 hektarë plantacione trëndafili në zonën e fshatit Gurkovo. Një pjesë e prodhimit të tij është parashikuar gjithashtu edhe për Berlinin, ku një parukeri vendase do të gëzojë klientelën e tij me ujin e trëndafilit vendas. Në fakt, pronarët e sallonit janë bullgarë, tregon Simeonov. Ata morën pjesë në "Javën e Gjelbër" në Berlin dhe të gjithë ishin shumë të impresionuar nga produktet bullgare. Rezulton se në Gjermani ka një interes të madh për vajin tonë të trëndafilit dhe kompanitë vendase kanë kohë që kërkojnë ujë cilësor trëndafili.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..
Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..
45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..