Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar forcimin e kufirit bullgaro-turk si prioritet në masat operacionale kundër migracionit të paligjshëm. Pas përfundimit të ditës së parë të takimit të liderëve europianë, ajo kujtoi se, me kërkesë të Këshillit Europian, ka përgatitur një letër në të cilën ka prezantuar veprimet e Komisionit për Paktin për Migracionin dhe Azilin, transmetoi nga Brukseli korrespondentja e BNR Angelina Piskova.
“Sa u përket masave operacionale, fokusi ishte dhe mbetet mbi të gjitha puna për forcimin e kufirit bullgaro-turk, inicimi i dy projekteve pilot për menaxhimin e kufirit – si i trajtojmë emigrantët që mbërrijnë në kufi, jo vetëm në Bullgari, por edhe në Rumani, si dhe tregimi i praktikave më të mira në procedurat e shpejta të azilit apo kthimit”, shtoi ajo.
Ne i ndihmojmë fermerët evropianë që duhet të përballen me pasojat e tregut të eksportit të grurit ukrainas dhe furnizimit të tij në tregun evropian, shtoi von der Leyen. “Vendet më të prekura nuk duhet të vuajnë nga hapja e “korridoreve të gjelbra” për eksportin e drithit nga Ukraina. Në fillim siguruam mbi 56 milionë euro, por kjo nuk mjafton dhe mirëpres propozimin e Rumanisë për të rritur shumën”, shpjegoi von der Leyen.Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..