Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në qytetin rumun Tërgovishte kanë një muze dhe festojnë së bashku festat tradicionale

Foto: Facebook/Asociatia Balgarski Izvori

"Matej vojvodë" - kështu quhet lagjja e bullgarëve etnikë në qytetin rumun Tërgovishte. Këtu jeton një komunitet bullgar prej rreth 700 banorësh, i bashkuar nga shoqata "Së bashku". Në godinën e shoqatës ndodhet edhe një muze i veçantë i bullgarëve në qytet, i cili ruan kujtimet e 57 familjeve të para bullgare që u vendosën në rrethin e Dëmbovicës 171 vjet më pare, raporton BTA.

Në muze na paraqiten dokumente të vjetra, sende të përditshmërisë dhe kostume popullore. Një këmishë 100-vjeçare me trëndafila të qëndisur, një foto e karburantit të parë në lagjen bullgare të vitit 1930, një parzmore kali nga viti 1910, një shalë kali e vitit 1935 janë vetëm disa nga eksponatet. Një listë e komunës na jep informacione mbi numrin e rumunëve me rrënjë bullgare në vitin 1940 dhe statusi i tyre martesor dhe pronësor.

“Kur u vendosën në këto zona, bullgarët u bënë të famshëm për rritjen e perimeve dhe byrekun tradicional bullgar, i cili ndryshe nga ai rumun është i kripur”, thonë për BTA themeluesit e muzeut. Ai hap dyert në një datë simbolike - 30 nëntor, kur festohet Dita e Bullgarëve në Tërgovishte.

Nga faqja e internetit e shoqatës "Së bashku" mësojmë gjithashtu se nga fundi i vitit 1854 të ardhurit bullgarë, së bashku me banorët vendas, bënë një riparim të madh të kishës "Shën Nifon" dhe krijuan një varrezë në tokë të dhuruar. Dhe në vitin 1890, prifti Nikolae Grigore Arama krijoi shkollën e përzier nr.3, e cila më pas u zhvendos në një vend të ri, që u dha si dhuratë nga industrialisti Xhouzef Samuili.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave në Rumani, bullgarët etnik në Rumani janë 5975.

Sipas deputetit bullgar në parlamentin rumun, Georgi Nakov, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Rumanisë po zhvillohen shumë mirë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor.

“Mendoj se për momentin mund të shihet vetëdija kombëtare bullgare e shprehur mjaftueshm qartë në Rumani – theksoi Georgi Nakov për kolegun tonë Vlladimir Mitev, në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë. - Kjo u vu re edhe në festimet me rastin e 3 marsit 2023. Në të njëjtën javë u mbajt festa e kukerëve (të ashtuquajturat kuçi) në Brënesht dhe Pashkët me kuaj në Tërgovishte. Pak më parë Trifon Zarezani u festua edhe në fshatin Izvoarele. Komunitetet në Bëleni Serbi dhe Tërgovishte janë më afër nga ana gjeografike, por Izvoarele është krejtësisht ndryshe. Në Banat jemi disa komunitete, por jemi pjesë e së njëjtës pakicë kombëtare bullgare”.

Festat forcojnë jo vetëm marrëdhëniet zyrtare midis Rumanisë dhe Bullgarisë, por edhe mes vetë qytetarëve, theksoi Georgi Nakov. Fjalët e tij konfirmohen nga ambasadori Radko Vlajkov, i cili gjatë pritjes në ambasadë për festën tonë kombëtare më 3 mars në Bukuresht theksoi se "Ne, bullgarët dhe rumunët, u rigjetëm".

Në ditët në vijim, në intervistat e Vlladimir Mitevit për Radio Bullgarinë priten detaje më interesante për marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Rumanisë.

Më shumë informacione në lidhje me komunitetet bullgare në Rumani mund të gjeni këtu:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto:  Facebook/zaedno.ro, Facebook/Asociatia Balgarski Izvori




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët, rumunët dhe moldavianët prezantuan së bashku martenicën (veroren) në Bruksel

Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..

botuar më 24-02-19 10.32.PD

Vallja popullore bullgare mahniti bullgarët, amerikanët dhe japonezët në Nju Jork

Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..

botuar më 24-02-08 10.16.PD

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD