Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas ministrit të mbrojtjes, lufta në Ukrainë do të jetë një luftë e rraskapitjes

Ministri Dimitër Stojanov
Foto: mod.bg

Janë bërë analiza dhe trajnime, përmes simulimit kompjuterik, për rreziqet që Bullgaria të sulmohet në rast të një konflikti të mundshëm Rusi-NATO, tha për Nova TV ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga konflikti në Ukrainë dhe Rusia nuk pritet të përdorë armë bërthamore kundër Kievit. “Lufta do të zgjasë gjatë dhe do të jetë një luftë e rraskapitjes. Kjo është taktika e Rusisë për momentin”, analizoi ministri.

Stojanov siguroi sërish se ushtarë bullgarë nuk do të dërgohen në Ukrainë dhe theksoi se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm parlamenti. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse Bullgaria duhet të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai hyn në territorin e vendit, siç urdhëroi gjykata në Hagë.

Më shumë nga rubrika

Bosilegrad

Autoritetet serbe arrestuan një bullgar në Bosilegrad me akuzën e spiunazhit

Më 4 dhjetor, policia serbe e ndaloi L. G. nga Bosilegradi për 30 ditëme dyshimin për zbulimin e sekreteve ushtarake të shtetit serb në dobi të Bullgarisë. Sipas një komunikate për media nga Prokuroria Supreme në Vranjë, i arrestuari dyshohet për..

botuar më 23-12-05 9.57.PD

Parashikimi i motit për 5 dhjetorin

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 4 deri në 1°, në Detin e Zi pak më të larta, minus 2° - në Sofje. Gjatë ditës do të mbajë vranësira, pa reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri në 10° në veriperëndim, në..

botuar më 23-12-04 6.20.MD

Bullgaria do të zhvillojë një strategji të re kombëtare të politikës së jashtme

Të gjithë së bashku mund ta bëjmë Bullgarinë një faktor stabiliteti dhe sigurie në Evropën Juglindore, një faktor rritjeje dhe një lider rajonal të inovacionit, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel para konferencës "Strategjia..

botuar më 23-12-04 5.15.MD