Janë bërë analiza dhe trajnime, përmes simulimit kompjuterik, për rreziqet që Bullgaria të sulmohet në rast të një konflikti të mundshëm Rusi-NATO, tha për Nova TV ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga konflikti në Ukrainë dhe Rusia nuk pritet të përdorë armë bërthamore kundër Kievit. “Lufta do të zgjasë gjatë dhe do të jetë një luftë e rraskapitjes. Kjo është taktika e Rusisë për momentin”, analizoi ministri.
Stojanov siguroi sërish se ushtarë bullgarë nuk do të dërgohen në Ukrainë dhe theksoi se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm parlamenti. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse Bullgaria duhet të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai hyn në territorin e vendit, siç urdhëroi gjykata në Hagë.Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..
Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9 personave të tjerë, përfshirë zyrtarë të Komisionit të Mbyllur Shtetëror të Lojërave të Fatit, për një..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..