Fshati Sadina ndodhet në pjesën verilindore të Bullgarisë në rajonin e Razgradit. Këtu jeton një komunitet i vogël përfaqësuesish dinjitoz të grupit etnik të kapanëve, të cilët supozohet se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të bullgarëve të lashtë. Edhe sot e kësaj dite, kapanët e perceptojnë veten si popullsia më e vjetër dhe më e pastër në trojet tona. Prandaj, vendasit ruajnë me zell traditat e tyre që lidhen me jetën, festat, kuzhinën, njerëzit dhe kostumet e bukura.
Në të kaluarën Sadina kishte më shumë se 4 mijë banorë. Sot këtu jetojnë 760 njerëz. Jetesa e tyre bazohet mbi bujqësinë. Në fshat rritet hudhra e famshme e Sadinës. Njerëzit aty kultivojnë gjithashtu luleshtrydhe, manaferra dhe merren me bletari. Por vitet e fundit, gjithnjë e më shumë mbështeten mbi një mënyrë jetese të re – turizmin rural dhe kulturor. Mysafirët nga vendi dhe jashtë vendit janë të magjepsur nga traditat dhe mënyra e jetesës në fshat.
“Në Sadinë, dita e Todorovit është bërë më e pëlqyera për të gjithë, madje dhe për qytetet përreth. Kjo është një ditë në të cilën nderojmë bishtin e kalit dhe Panairin e Kapanit “Rrënjë e fortë, shpirt i gjallë”, që realizohet çdo vit. Me anë të tij përpiqemi të tërheqim shumë turistë, të tregojmë mënyrën e jetesës, kulturën dhe kuzhinën e kapanëve” - thotë kryetarja Hriska Todorova në një intervistë për Denica Kolevën nga BNR-Shumen.
Sot, Sadina është një fshat ndërkombëtar. Këtu dëgjohet shpesh të flitet në gjuhë të huaja. Në fshat ka të ardhur të huaj - pronarë të lumtur të shtëpive dhe tokave. Ata prej vitesh jetojnë të qetë, në harmoni të plotë me komunitetin vendas. Turistët vijnë gjithashtu për t'u shkëputur nga kaosi i jetës së qytetit, të tërhequr nga bota shumëngjyrëshe e aty:
“Dhjetë vjet më parë filloi blerja e shtëpive në Sadinë. Një familje u vendosur përfundimisht këtu me biznesin e vet, - thotë Hriska Todorova. - Ata janë belgë, kanë hapur një restorant. Ndërsa kapanët me gatishmëri u japin dorën të huajve të ardhur. Në vitin 2020, kjo familje u martua në Sadinë. Tani presim një familje të re nga Belgjika e gatshme të martohet këtu. Shumica e të huajve që kanë blerë shtëpi i përdorin ato për turizëm”.