Edhe nëse Bullgaria arrin të rinegociojë Planin e saj të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, objektivat e arritjes së neutralitetit klimatik duhet të mbeten në të, njoftuan nga Komisioni Evropian për BNR. Kjo do të thotë se Sofja duhet të ndajë të paktën 37 për qind të kostove të planit për tranzicionin klimatik dhe për zbatimin e rekomandimeve specifike për Bullgarinë. Ato janë për dekarbonizimin e ekonomisë, e cila është ndër më emetuesit e karbonit në BE. Sofja ende nuk e ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për rinegocim, njofton korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.
Ministri i energjetikës Rosen Hristov tha se i ka kërkuar Komisionit Evropian që Bullgaria të rinegociojë detyrimin e marrë përsipër nga qeveria e Kirill Petkov për të reduktuar emetimet e karbonit në prodhimin e energjisë elektrike me 40 për qind deri në vitin 2026.
Përfaqësimi i Komisionit Evropian në vendin tonë ka nisur sot një fushatë informuese për adoptimin e euros, njoftoi për BNT Bojko Bllagoev, ushtrues detyre i kreut të përfaqësimit të KE-së në vendin tonë. Sipas tij, synimi është t'i përgjigjemi..
Një kompani austriake që furnizon lëndë druri dhe aksesorë për kompanitë e mobilieve po zgjeron prodhimin e saj në Bullgari. Deri më sot, kompania, e cila është punëdhënësi më i madh në rajonin e Veliko Tërnovos, ka një partneritet të suksesshëm me..
Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) do të insistojë në një rritje reale të të ardhurave para vitit 2024, tha lideri i sindikatës Pllamen Dimitrov në Varna. Sipas tij, vitin e ardhshëm paga mesatare duhet të arrijë nivelet mesatare për BE-në...
Në fund të shtatorit, deficiti buxhetor ishte 780 milionë leva (380 milionë euro), sipas Ministrisë së Financave. Kjo është 0.4% e Produktit të Brendshëm..
Çmimet e banesave në Bashkimin Evropian u rritën me 0.3% në tremujorin prill-qershor krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Në Bullgari, për të..