Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 31 marsin 2023

Moti do të ngrohet

Foto: BTA

Vranësirat do të rriten gjatë natës në të gjithë vendin dhe reshje të shkurtra shiu do të bien vende-vende në Bullgarinë Perëndimore. Edhe ditën e premte ngrohja do të vazhdojë dhe temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje rreth 18°.

zonat malore vranësitë do të jenë të konsiderueshme. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 11°, në 2000 m - rreth 3°.

Mbi Detin e Zi, gjatë pjesës më të madhe të ditës do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe vende-vende me reshje shiu afatshkurtër. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 10°- 14°, kurse uji i detit 7°- 8°.

Jashtë vendit

Në Londër temperatura maksimale do të jetë 13 gradë, në Paris dhe Stamboll – 14, në Madrid – 22, në Berlin – 15, në Vjenë dhe Bukuresht – 18, në Romë – 19, në Beograd – 22, në Athinë – 20.

Në Nju Jork dhe Jerusalem, temperatura maksimale do të arrijë 13 gradë, në Montreal - 3, në Vankuver - 9, në Çikago - 19, në Los Anxheles - 18, në Buenos Aires - 22, në Rio de Zhaneiro - 32, në Dubai. - 29, Teheran – 23.


Më shumë nga rubrika

Po diskutohet heqja e figurës së prokurorit të përgjithshëm

Figura e kryeprokurorit duhet të hiqet me ndryshimet në Kushtetutë. Rreth kësaj u bashkuan deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Këtë e tha deputeti i DPS Deljan Peevski..

botuar më 23-06-09 6.26.MD
Ivan Geshev

Kryeprokurori kërkoi të fliste në parlament për korrupsionin

Prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë, Ivan Geshev, i dërgoi një letër kryetarit të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, Rosen Zhelyazkov, me kërkesën që të dëgjohet nga përfaqësuesit e popullit në lidhje me procedurat specifike paraprake..

botuar më 23-06-09 5.10.MD

Ukrainasit do të protestojnë para Ambasadës ruse në Sofje

Shoqata e Organizatave Ukrainase në Bullgari “Mati Ukraina” organizon sot në mbrëmje një protestë para Ambasadës së Federatës Ruse në Sofje me titull “Bullgarët kundër gjenocidit rus - Kahovka - ky jemi ne!” “Hedhja në erë e Hidrocentralit..

botuar më 23-06-09 4.11.MD