Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në 61 shtete sot ka qendra votimi për zgjedhjet parlamentare bullgare

Zgjedhjet e pesta parlamentare në vendin tonë për dy vitet e fundit filluan tashmë. Deri në fund të ditës së zgjedhjeve (20:00 orë lokale) pritet që deri në kutitë e votimit të dalin maksimumi 2 700 000 qytetarë bullgarë, d.m.th. ndërmjet 40 dhe 46 për qind e atyre që kanë të drejtë vote, gjë që jep shpresë për një rritje shumë të lehtë të pjesëmarrjes rekord të ulët prej 39.4 për qind në votimin e mëparshëm parlamentar më 2 tetor 2022.

Përveç më shumë se 11 810 qendrave të votimit të krijuara në vend, qytetarët bullgarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar edhe jashtë vendit. Për këtë qëllim jashtë vendit u përgatitën 737 seksione në 61 shtete. Ky është 18 seksione më pak se votimi i mëparshëm.

47 389 bullgarë nga 87 vende shprehën dëshirën për të votuar duke paraqitur paraprakisht një aplikim online. Tradicionalisht, numri më i madh është në fqinjin tonë jugor, Turqinë – 28 286 aplikime, 3343 janë nga Britania e Madhe dhe 3289 nga Gjermania. Megjithatë, numri i aplikimeve nuk korrespondon me numrin aktual të votuesve, të cilët janë shumë më tepër – 175 338 në votimin e mëparshëm.

Sqarim i rëndësishëm: Bullgarët jashtë vendit mund të votojnë në një seksion të përshtatshëm për ta, kjo vlen edhe për turistët bullgarë që ndodhen aktualisht jashtë vendit.

Për shkak të diferencës kohore prej 10 orësh me Bullgarinë, dita e zgjedhjeve përfundon më herët në Zelandën e Re, ku punojnë dy seksione - në Christchurch dhe Auckland. Të fundit do të mbyllen qendrat e votimit në shtetet amerikane të Kalifornisë, Arizonës dhe Nevadës. Në SHBA për bullgarët janë në dispozicion 56 qendra votimi.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD