Zgjedhjet e pesta parlamentare në vendin tonë për dy vitet e fundit filluan tashmë. Deri në fund të ditës së zgjedhjeve (20:00 orë lokale) pritet që deri në kutitë e votimit të dalin maksimumi 2 700 000 qytetarë bullgarë, d.m.th. ndërmjet 40 dhe 46 për qind e atyre që kanë të drejtë vote, gjë që jep shpresë për një rritje shumë të lehtë të pjesëmarrjes rekord të ulët prej 39.4 për qind në votimin e mëparshëm parlamentar më 2 tetor 2022.
Përveç më shumë se 11 810 qendrave të votimit të krijuara në vend, qytetarët bullgarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar edhe jashtë vendit. Për këtë qëllim jashtë vendit u përgatitën 737 seksione në 61 shtete. Ky është 18 seksione më pak se votimi i mëparshëm.
47 389 bullgarë nga 87 vende shprehën dëshirën për të votuar duke paraqitur paraprakisht një aplikim online. Tradicionalisht, numri më i madh është në fqinjin tonë jugor, Turqinë – 28 286 aplikime, 3343 janë nga Britania e Madhe dhe 3289 nga Gjermania. Megjithatë, numri i aplikimeve nuk korrespondon me numrin aktual të votuesve, të cilët janë shumë më tepër – 175 338 në votimin e mëparshëm.
Sqarim i rëndësishëm: Bullgarët jashtë vendit mund të votojnë në një seksion të përshtatshëm për ta, kjo vlen edhe për turistët bullgarë që ndodhen aktualisht jashtë vendit.
Për shkak të diferencës kohore prej 10 orësh me Bullgarinë, dita e zgjedhjeve përfundon më herët në Zelandën e Re, ku punojnë dy seksione - në Christchurch dhe Auckland. Të fundit do të mbyllen qendrat e votimit në shtetet amerikane të Kalifornisë, Arizonës dhe Nevadës. Në SHBA për bullgarët janë në dispozicion 56 qendra votimi.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë..