E Diela e Dafinave (Cvetnica, ose Vrëbnica) është një festë e pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët. I kushtohet pritjes solemne të Jezu Krishtit në Jerusalem dhe festohet gjithmonë të dielën para Pashkëve.
Sipas asaj që është shënuar në Shkrimet e Shenjta, në këtë ditë Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i mirëpritur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe me thirrjet "Hosana". Kjo është arsyeja se pse festa është e njohur si e Diela e Palmave ndër katolikët dhe Dita e Dafinave ndër ortodoksët. Në kishat kremtohet Liturgjia e Shenjtë dhe shpërndahen degë shelgu të shenjtëruara, të cilat laikët i marrin në shtëpi për shëndet.
Për agjëruesit e Pashkëve, lejohet vendosja e peshkut në tryezën e tyre. Dhe nga e nesërmja fillon Java e Madhe - ditët e fundit të jetës së Jezu Krishtit, në të cilat ai merr përsipër mëkatet e të gjithë racës njerëzore, në emër të shpëtimit të njerëzimit.
Përveç simbolikës dhe ritualit fetar, Cvetnica është një festë shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh. Në vendin tonë janë më shumë se 360 mijë persona që do të mirëpresin sot të afërmit dhe miqtë për të festuar bukurinë e emrave që mbajnë dhe për t'i uruar njëri-tjetrit shëndet e hir.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESMë 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..