E Diela e Dafinave (Cvetnica, ose Vrëbnica) është një festë e pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët. I kushtohet pritjes solemne të Jezu Krishtit në Jerusalem dhe festohet gjithmonë të dielën para Pashkëve.
Sipas asaj që është shënuar në Shkrimet e Shenjta, në këtë ditë Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i mirëpritur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe me thirrjet "Hosana". Kjo është arsyeja se pse festa është e njohur si e Diela e Palmave ndër katolikët dhe Dita e Dafinave ndër ortodoksët. Në kishat kremtohet Liturgjia e Shenjtë dhe shpërndahen degë shelgu të shenjtëruara, të cilat laikët i marrin në shtëpi për shëndet.
Për agjëruesit e Pashkëve, lejohet vendosja e peshkut në tryezën e tyre. Dhe nga e nesërmja fillon Java e Madhe - ditët e fundit të jetës së Jezu Krishtit, në të cilat ai merr përsipër mëkatet e të gjithë racës njerëzore, në emër të shpëtimit të njerëzimit.
Përveç simbolikës dhe ritualit fetar, Cvetnica është një festë shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh. Në vendin tonë janë më shumë se 360 mijë persona që do të mirëpresin sot të afërmit dhe miqtë për të festuar bukurinë e emrave që mbajnë dhe për t'i uruar njëri-tjetrit shëndet e hir.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESMë 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..