Bullgaria dhe Polonia janë kategorik se nuk do të nënshkruajnë me prodhuesin amendamente të kontratës për vaksinat kundër Covid-19, të cilat nuk janë në përputhje me interesat kombëtare. Kështu deklaruan në një konferencë të përbashkët ministri i shëndetësisë Asen Mexhidiev dhe ministri i shëndetësisë i Polonisë Adam Nexhielski, i cili po viziton vendin tonë. Të dy vendet do t’i dërgojnë një letër Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për këtë çështje dhe do të ftojnë anëtarë të tjerë që nuk pajtohen me propozimet e prodhuesit për furnizime të reja vaksinash. Mexhidiev theksoi se tani e tutje vendi ynë do të dëshirojë të marrë doza vetëm kur të jetë e nevojshme, dhe të paguajë vetëm për sasitë e dorëzuara.
“Qëndrimi ynë është kategorik - ne nuk do të bashkohemi me një rinegocim të ri të furnizimeve për sasitë e vaksinave që paraprakisht e dimë se do nuk të shfrytëzohen. Ne këmbëngulim që shteti ynë të përcaktojë vetë sasinë e vaksinave që do të blejë dhe pagesa të bëhet pas dorëzimi”, theksoi ministri i shëndetësisë Asen Mexhidiev.
Vetëm në vitin 2023, Bullgaria duhet të hedhë afro 3 milionë doza dhe veç tyre, 650 mijë doza të tjera kanë datë skadimi janar-shkurt 2024. Polonia po përballet me të njëjtat sfida dhe për këtë arsye të dyja vendet janë në kërkim të zgjidhjeve të realizueshme, për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare.
“Për momentin po tentohet për të rinegociuar me vendosjen e tarifave që duhet të paguajmë – për vaksinat që nuk do të prodhohen fare. Komisioni Evropian e quan këtë taksë “fleksibilitet”, por në fakt po flasim për shpenzimin e një burimi të madh financiar. Edhe Bullgaria, edhe Polonia kategorikisht nuk do të nënshkruajnë një dokument me një tekst të tillë”, deklaroi Mexhidiev.
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje minus 1°. Gjatë ditës reshjet do të ndalojnë nga perëndimi, në disa vende reshjet e shiut do të përzihen me borë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6°, në..
Pas debateve të nxehta, Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen mbështeti propozimin që Bullgaria t'i sigurojë Ukrainës komplekset e raketave kundërajrore që janë jashtë shërbimit dhe nuk nevojiten më. Propozimi i përgatitur nga GERB, PP-DB dhe DPS..
GERB-SDS, PP-DB dhe DPS arritën një marrëveshje për përfundimin e derogimit për naftën ruse. Në një mbledhje të tre formacioneve, propozuesit e dy projekteve, që do të diskutoheshin sot, vendosën tërheqjen e tyre dhe dorëzimin e një vendimi të..
Deri në fund të nëntorit, policia kufitare bullgare ka ndaluar më shumë se 176 000 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në BE. Kjo është një..
Sipas një sondazhi të Eurobarometrit të porositur nga Parlamenti Evropian, sipas 72% të qytetarëve të BE-së dhe 57% të bullgarëve, vendi i tyre përfiton..
Ditën e enjte do të lëvizë ajër i ftohtë nga veriperëndimi dhe reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë në zonat veriperëndimore dhe malore...