Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 14 prillin 2023

Mot me vranësira dhe shi

Foto: arkiv

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të shpërndara të larta, por nga perëndimi do të fillojë të trashet. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.

Të premten do të vazhdojë rritja e vranësirave nga perëndimi rreth dhe pas mesditës në Bullgarinë Perëndimore, në mbrëmje në atë qendrore, ndërsa natën duke u gdhirë e shtuna edhe në atë lindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 20° dhe 25°, vende-vende në rajonet perëndimore dhe përgjatë Detit të Zi pak më të ulëta, në Sofje - rreth 21°.

Edhe në zonat malore vranësirat nga perëndimi do të rriten me shpejtësi dhe pas mesditës dhe mbrëmjes do të ketë reshje shiu dhe mbi rreth 2000 metra borë. Erë e fortë jugperëndimore do të fryjë në zonat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash  do të jetë rreth 12°, në 2000 metra - rreth 4°.

Mbi Detin e Zi do të ketë vranësira të shpërndara, të cilat në mbrëmje do të shtohen, por do të mbeten pa reshje. Do të fryjë erë kryesisht mesatare jugore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13° në bregdetin verior deri në 18°-19° në bregdetin jugor. Temperatura e ujit të detit është 9°-10°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radev dhe Mickoski

Në Shkup arsyetohen me mungesën e një qeverie të rregullt në Sofje

Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes..

botuar më 24-07-19 10.51.PD

Çdo 20 minuta raportohet një zjarr i ri në vend

Në fshatrat Krajnevo, Voden dhe Sharkovo punohet në 3 fronte. Çdo 20 minuta, ka një raport për një zjarr të ri në vend, tha ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov në një konferencë në fshatin Mamarçevo, komuna e Boljarovos. Nuk ka asnjë..

botuar më 24-07-19 9.39.PD

Parashikimi i motit për 19 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësirave në Bullgarinë Perëndimore, ku në disa zona do të ketë reshje shiu rreth mesnatës. Ditën e premte para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë..

botuar më 24-07-18 7.35.MD