Gjatë pushimeve, skiatorët dhe turistët kanë preferuar të pushojnë aktivisht pranë Shtatë Liqeneve të Rillës. Shërbimi i shpëtimit malor në Dupnica njoftoi se ka katër oficerë shërbimi në bazën e tij në liqene për tre ditët. Në fund të javës së ardhshme do të ketë sërish staf në detyrë, pas së cilës do të mbyllet sezoni i skijimit. Bozhidar Xhokin nga ekipi i shpëtimit theksoi për BNR se pavarësisht motit të ndryshueshëm, gjatë pushimeve ka skiatorë, fansa të zbritjeve ekstreme, si dhe turistë që bëjnë ecje.
Ndër vizitorët e huaj mbizotërojnë mysafirë nga Izraeli dhe Franca, ka edhe rusë.Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..