Fillimi i serisë së fundit të koncerteve të treshes së xhazit Mirosllava Kacarova, Mirosllav Turijski dhe Mlladen Dimitrov fillon në Sofje më 19 prill në orën 20:30 në Sofia Live Club. Ky është koncerti i vetëm i planifikuar në kryeqytet deri në fund të vitit. Titulli i tij BLUETRONIC sugjeron se mund të presim aranzhime me një tingull elektronik aktiv të këngëve.
Krijimi i këngëve me orkestrim të ri me shumë elektronikë janë kryesisht me ide të Mlladen Dimitrovit, me pseudonimin DJ Mr. Moon. Këngët dhe aranzhimet janë shumë të lehta dhe gazmore, të krijuara në procesin e provave.
Koncerti i radhës do të jetë në fund të majit në Plovdiv. Më 13 korrik, treshja do të marrë pjesë në festivalin "Xhazi në Burgas", pas së cilës do të mbajë një koncert në Festivalin e Xhazit në Bansko në gusht.
Deri në fund të vitit, BLUETRONIC do të ketë koncerte në Varna, Sozopoll, Veliko Tërnovo dhe Shablla.
Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të fundit të Mirosllavës - "Mrekullitë", sipas tekstit të saj, muzika është e DJ Mr. Moon.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ansambli vokal Cantanti DAI MONTI VERDI do të interpretojë mbrëmjen e sotme në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare muzikë arkaike nga artistë franko-flamandë, spanjollë dhe sllavo-lindorë. Koncerti i tij “De este a oeste” ("Nga Lindja deri..
10-vjeçarja Darija Stojanova nga Varna performoi shkëlqyeshëm me këngën "Ciao Evropa" /”Përshëndetje, Evropa/, e cila ishte në krye në klasifikimin e përkohshëm në festivalin e muzikës për fëmijë "Monedha e Artë", që u mbajt në Bolonjë të Italisë. E..
Disa ditë pas debutimit në skenën e Londrës, “Innerglow” prezantoi këngën e tyre më të fundit “Indiferent”. Pas këngës së tyre të suksesshme "Shenja" , kjo është kënga e dytë e grupit me tekst në bullgarisht. "Indiferent" lindi akoma..
Ansambli vokal Cantanti DAI MONTI VERDI do të interpretojë mbrëmjen e sotme në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare muzikë arkaike nga artistë..